Shtëpia e Anna Frankut, një muze duhet ta vizitoni (Foto)

Ekzistojnë vende, si Shtëpia e Anna Frank-ut, të cilat na bëjnë të ndiejmë dëshpërimin dhe dhimbjen, por edhe forcën, këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e atyre që jetuan horrorin e Luftës së Dytë Botërore.

Ndodhemi në Amsterdam, në strehën e fshehtë brenda së cilës jetoi Anna Frank së bashku me familjen dhe refugjatë të tjerë, gjatë viteve të Holokaustit. Dhe pikërisht këtu, vajza nisi të shkruajë Ditarin.

Shtëpia e Anna Frank-ut është një muze prekës, ku do të përjetoni një përvojë unike. Streha e fshehtë e përdorur nga familja Frank dhe hebrenj të tjerë, për t’u fshehur nga persekutimi na zist, është ruajtur në gjendjen e saj origjinale dhe autentike, për të përcjellë atmosferën e asaj kohe.

Shtëpia e fshehtë e familjes Frank ndodhet në lagjen e Joordan, pikërisht përgjatë kanalit Prinsengracht. Shtëpia është kthyer në Muze në vitin 1960 dhe gjatë viteve u është nënshtruar disa herë rinovimeve për të ruajtur pjesën e brendshme.

Hyrja në strehim bëhej nëpërmjet një korridori sekret, i fshehur pas librarisë, i krijuar dikur nga Otto Frank. Përvoja në Shtëpinë e Anna Frank-ut shkon përtej çdo gjëje të prekshme.

Në strehën e fshehtë, me vullnetin e Otto Frank, kanë mbetur të paprekura banja dhe dezinfektuesit e asaj kohe, si dhe kuzhina. E njëjta atmosferë në shtëpinë-muze ka mbetur e paprekur. Duke parë brenda, në një heshtje thuajse mistike, ndihet ende dhimbja, e paharruar kurrë.

Dhomat janë bosh. Natyrisht, aty do të shihni të ekspozuar edhe Ditarin e Anna Frank-ut, kujtesën e saj, rrëfimin e dy viteve brenda një strehe disa metra katrorë, ku duhet t’i fshiheshin botës mizore dhe të pamëshirshme.

Në muze do të shihni edhe disa dokumente të asaj kohe, filmime historike dhe fotografi.

Sot, shtëpia-muze mund të vizitohet nga çdokush, falë teknologjisë dhe nismave të ndryshme të organizuara nga institucioni.

Ditari i famshëm i vajzës propozohet në një formë me video-seri – 15 episode nëpërmjet të cilave mund të zbuloni historinë e saj dhe të hyni në Shtëpinë e Anna Frank-ut nga çdo pjesë e botës.

Ju mund të eksploroni çdo kënd të shtëpisë së fshehtë, nëpërmjet realitetit virtual në një tour 360 gradë, falë aplikacionit Anne Frank House VR.

ObserverKult


anna frank

Lexo edhe:

HISTORINË E SAJ TRAGJIKE E NJIHNI: LEXONI EDHE FJALITË MË PREKËSE TË ANA FRANKUT

ë poshtë keni thëniet më të bukura dhe njëkohësisht më prekëset nga “Ditari i Ana Frankut”:

Edhe pse ishte vetëm 13 vjeçe kur shkroi ditarin e saj, sërish “Ditari i Ana Frankut” mbetet një librat më të bukur për të gjithë brezat.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObseverKult