Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli së shpejti muze, Veliaj: Do të jetë perla e radhës në Tiranë

Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët.

Në të njëjtin pallat ndodhet edhe “Shtëpia Kadare”, shkrimtarit tjetër të madh shqiptar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “Shtëpia Agolli” do të jetë një lloj muzeu i së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit.

“Shtëpia muze ndodhet brenda një pallati ku ende jetojnë njerëz. Kur dikush vjen të vizitojë muzeun, mund të shkëmbehet edhe me banorët në ashensor ose nëpër shkallë.

Ndoshta, ky është muzeu i së ardhmes, një muze që jeton në ekosistemin e komunitetit.

Kush vjen në këtë pallat mund të vizitojë shtëpitë e dy ikonave të letërsisë tonë, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, që ndahen vetëm nga një kat”, tha Veliaj.

Ai renditi disa nga rikonstruktimet që janë bërë në Tiranë, si “Shtëpia me Gjethe”, kinema “Maks Velo” apo “Shtëpia Kadaresë”, të cilat tashmë janë kthyer në pika të rëndësishme për vizitorët vendas dhe të huaj.

“Më vjen mirë që kinemaja në Laprakë, e cila mban emrin e arkitektit Maks Velo, është kthyer në një akupunkturë për komunitetin. Ndaj, vërtet besoj se në një qytet të mirë ka vend për të gjithë.

Ka vend për të ruajtur atë që është me vlerë, siç është ky pallat dhe këto dy shtëpi muze, siç edhe ka vend për kullat që janë në anën tjetër, të një qyteti që po rritet.

Ato pak gjëra të vjetra që vërtet meritojnë të ruhen, siç është Shtëpia e Libohovitëve, që do të kthehet në muzeun “Besa” për të kujtuar mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët apo Sarajet e Toptanëve, që do të kthehen në Muzeun Etnografik të Tiranës, janë realisht monumente kulture.

I kemi dhënë një përgjigje shteruese të gjithë debatit, çfarë ruhet dhe çfarë nuk ruhet.

Më vjen mirë gjithashtu që, godina e Radio Tiranës ka filluar të transformohet. Për të gjithë ata që janë në panik u them se ndërtesa do të ruhet siç është.

Me leje të përbashkët të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve dhe të Bashkisë së Tiranës ne do të sjellim në funksionim”, vijoi Veliaj.

Ai tha se “Shtëpia Agolli” do jetë perla e radhës për Tiranën tonë. “Kjo është perla e radhës në një varëse rruazash të bukura të Tiranës sot.

Edhe për këdo ka nevojë që të bëjmë një bilanc, kujtoj se nga viti 2015-të rikthyem Pazarin e Ri, rikthyem Kalanë e Tiranës, rikthyem kinemanë ‘Maks Velo’, këtë pallat, këto dy shtëpi muze, “Shtëpia me Gjethe”, “Bunk’Art”.

Pra, sot Tirana ka shumë stacione. U rikthye më në fund edhe Hotel “Dajti” dhe besoj se bashkë me Guvernatorin do të kemi shumë shpejt një ekspozitë të Ibrahim Kodrës për ta hapur zyrtarisht, patjetër si seli e bankës, por më tepër si një aset për qytetin, me salla të ndryshme.

Kur faktet flasin, besoj se shterojnë gjithë argumentet dhe gjithë zhurmat për çështjet e tjera”, u shpreh Veliaj./ ballkanweb.com

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

DORËSHKRIM I VITIT 2001: ÇKA SHKRUANTE DRITËRO AGOLLI PËR GJERGJ FISHTËN?

Me rastin e 149-vjetorit të lindjes së kolosit të letrave shqipe, një prej figurave më të ndritura dhe më mbizotëruese të letërsisë tonë, vajza e Dritëro Agollit, Elona Agolli, kohë më parë, kishte ndarë me ndjekësit e saj, disa dorëshkrime të Dritëroit për Fishtën.

Dritëroi kishte shkruar në vitin 2001, se vepra e Fishtës është një dokument kulture, siç është edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

E përfundoi, duke shkruar: Ky Hektor i mungon Fishtës, për të qenë Homer.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult