
Në zemër të Tiranës, pas dyerve të një shtëpie të zakonshme, fshihet një histori tronditëse e së shkuarës tonë, jo fort të largët. Muzeu “Shtëpia me Gjethe” nuk është thjesht një shtëpi, është një dëshmi e kohës së errët të regjimit komunist, një vend ku kujtimet dhe artefaktet e një periudhe të dhimbshme rrëfejnë dhunë dhe dhimbje, vrasje dhe tortura të shtetit ndaj qytetarëve të vet.
Duke ecur nga dhoma në dhomë, shikuesi udhëton përmes historive të atyre që janë pushkatuar apo dënuar për bindje të ndryshme politike. Dosjet e persekutorëve, regjistrimet e përgjimeve dhe listat e emrave të të dënuarve që japin një pasqyrë të qartë të mekanizmave të frikës dhe kontrollit që sundonin çdo aspekt të jetës së qytetarëve. Në dhomat e muzeut ndodhen gjithashtu artefakte autentike, objekte të përditshme, dokumente të fshehta dhe pajisje të përdorura nga sigurimi. Çdo objekt flet për një kohë kur liria ishte e ndaluar dhe çdo hap brenda muzeut ndjen barrën e historisë.
“Shtëpia me Gjethe” nuk është vetëm një vend kujtese, është një thirrje për reflektim, për të mos harruar dhe për të kuptuar se çfarë ka kushtuar liria. Çdo dhomë, çdo dosje, çdo artefakt është një pjesë e mozaikut të së shkuarës që duhet mbajtur gjallë./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
19 FILMA IKONË TË ISH-KINOSTUDIOS “SHQIPËRIA E RE” TË RESTAURUARA NË 4K (VIDEO)






