Shtyhen “World Choir Games”, kori nga Kosova “Siparantum” i bashkohet thirrjes me këngë

Për shkak të gjendjes aktuale me të cilën po përballet e gjithë bota, virusit COVID-19, gara më e madhe e koreve në botë, WORLD CHOIR GAMES e paraparë të mbahet këtë verë në Flanders, do të shtyhet për korrik 2021. Ky vendim erdhi nga Qeveria Flamane dhe INTERKULTUR në konsultim me Komitetin Vendor Organizues Koor & Stem, dhe qytetet pritëse Antwerp dhe Gent.

Ata kanë publikuar një video ku anëtarë nga kore të ndryshme të botës këndojnë së bashku këngën “Better is one day”, me thirrjen që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.
Anton Çivlaku dhe Lumturie Shabani, janë dy përfaqëseuseit e korit Siparantum (përfaqësues të Kosovës) në mesin e disa shteteve pjesëmarrëse në #WorldChoirGames.

Lojërat Botërore të Korit ishin të gatshme për të mirëpritur dhe bashkuar mbi 550 kore, që arrijnë numrin në më shumë se 23.000 pjesëmarrës nga 74 vende dhe rajone, në Flanders për një ngjarje unike dhe ndërkombëtare. World Choir Games do të zhvendoset në 2-12 korrik 2021.

E rëndësishme është që Kori Siparantum nga Kosova është pranuar dhe zyrtarisht është Memli Kelmendi njofton se kjo nuk do të pengoj Sipariumin meqë do t’funkusohen në gjetjen e fondeve dhe do t’keni kohë (pa presion) të punojmë artistikisht.

” E rëndesishme është që KOSOVA, shteti ynë do t’përfaqësohet me korin Siparantum, për herë të parë”, thekson Kelmendi, transmeton ObserverKult.

“E rëndësishme është që gjithë s’bashku të tejkalojmë këtë krizë me të cilën po përballemi, dhe t’i kthehemi sa më pare normalitetit dhe t’vazhdojmë rrugëtimin tone aty ku kemi mbetur”, thekson Memli Kelmendi, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i këshillit të koreve botërore (World Choir Council)./ ObserverKult