Shtyhet sërish premiera e filmit “Mission: Impossible 7 & 8”

Premiera e filmit “Mission: Impossible 7 & 8” është shtyrë sërish për shkak të situatës së vazhdueshme me pandeminë.

Përmes një deklarate, studiot filmike “Paramount Pictures” dhe “Skydance” kanë lajmëruar se filmi, do të shfaqet në kinema nga 14 korriku i vitit 2023.

”Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ‘Paramount Pictures’ dhe ‘Skydance’ kanë vendosur t’i shtyjnë datat e publikimit për filmat ‘Mission: Impossible 7 & 8’ si pasojë e vonesave të shkaktuara nga pandemia.

Mezi presim t’iu ofrojmë shikuesve të filmave një përvojë të pashembullt nëpër kinema. Datat e reja të publikimit do të jenë përkatësisht 14 korrik 2023 dhe 28 qershor 2024″, thuhej në deklaratë. /lapsi.al

_________________

Lexo edhe:

TË FUNDMIT E SKËNDERBEUT, DOKUMENTAR PËR ARBËRESHËT

Nga: Aurenc Bebja, Francë

“Radiocorriere” ka botuar, më 9 korrik 1960, në faqen n°9, një shkrim në lidhje me një dokumentar asokohe mbi arbëreshët, “Shqiptarët e fundit të Skënderbeut”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Një dokumentar radiofonik nga Mascilli dhe Talamo

Të fundmit e Skënderbeut

Në Kalabri, pas disfatës së pësuar në luftën heroike kundër turqve, ende jetojnë me zakonet dhe traditat e tyre greko-shqiptare pasardhësit e kolonëve që erdhën në Jug, duke ndjekur atdhetarin e madh.

Gjyshet e Santa Sofia d’Epiro, në atë të Cosenza-s, u tregojnë ende sot nipërve të tyre. Ato u tregojnë përrallat e repertorit të zakonshëm. U tregojnë bëmat e mëdha të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu.

Thonë se heroi, i lindur në Shqipëri në vitin 1404, e kaloi rininë mes turqve, peng dhe shërbëtor i Sulltan Muratit II. Duke u bërë mysliman, ai luftoi kundër të krishterëve të Serbisë, Venedikut dhe Hungarisë. Derisa ndërroi flamurin dhe besimin, gjatë betejës së madhe të Kunovicës në vitin 1443. Ai nuk u hakmor kundër turqve, me shpatën e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult