Shtyhet vizita e planifikuar në Kosovë, Orhan Pamuk kërkon falje: Shihemi në vjeshtë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë.

Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifikuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër.

Në adresimin e tij për lexuesit në Kosovë, Pamuk ka kërkuar falje për këtë shtyrje, duke thënë se më patjetër do të vijë pas disa muajsh.

“Të dashur lexues nga Kosova. Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet të shty vizitën time të paraparë për këtë muaj, por definitivisht do të takohemi këtë vjeshtë. Ju lutem pranoni kërkimfaljen time dhe shihemi në vjeshtën e këtij viti” ka thënë ai.

ObserverKult


Lexo edhe:

“RRUGICAT QË MË KUJTOJNË ATË…” FRAGMENT NGA ROMANI “MUZEU I PAFAJËSISË” I ORHAN PAMUK

Orhan Pamuk lindi në Stamboll më 1952 dhe u rrit në një familje të madhe të ngjashme me ato që përshkruan në romanet e tij Xhevdet Beu dhe të Bijtë dhe Libri i Zi, në lagjen e pasur dhe me tendenca perëndimore Nisantasi.

Ashtu siç shkruan në librin e tij autobiografik, ‘Stambolli‘, nga fëmijëria deri në moshën 22-vjeçare ai iu përkushtua në përgjithësi pikturës dhe ëndërroi të bëhej artist.

Pasi u diplomua nga shkolla laike Kolegji Amerikan Robert në Stamboll, ai studioi Arkitekturë për tre vjet në Universitetin Teknik të Stambollit por pastaj e braktisi kursin dhe hoqi dorë nga ambicia për t’u bërë arkitekt dhe artist.

Ai u diplomua në gazetari nga Universiteti i Stambollit, por nuk punoi kurrë si gazetar.

Në moshën 23-vjeçare Pamuk vendosi të bëhet shkrimtar dhe duke hequr dorë nga çdo gjë tjetër, u tërhoq në apartamentin e tij dhe filloi të shkruajë.

Ndër romanet e tij më të famshme dhe i cili është përkthyer në shumë vende të botës është edhe “Muzeu i pafajësisë”, një fragment nga i cili mund ta lexoni më poshtë:

Tekstin e plotë e gjeni KËTU