“La Croix” ka botuar, të shtunën e 29 majit 1943, në ballinë, një shkrim në lidhje me marrëdheniet asokohe midis Shqipërisë dhe Italisë si dhe emërimin e Ernest Koliqit pranë qeverisë së Romës, që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Z. Koliqi, ish-ministri shqiptar i arsimit publik i emëruar delegat i qeverisë së Tiranës në qeverinë e Romës, u nis për në Itali, ku menjëherë do të marrë përsipër detyrat e tij të reja.
Institucioni i një delegacioni shqiptar në Romë dhe një delegacioni italian në Tiranë, duke mos modifikuar në asnjë mënyrë atributet e lejtnantit të mbretit, përfaqësues në Shqipëri i sovranit të Italisë, i cili, që nga bashkimi të dyjave kurorave, është gjithashtu kreu i shtetit shqiptar, shënon një evolucion në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Krijimi i një ushtrie të re, ekskluzivisht shqiptare, e shpallur këto ditë nga presidenti i Këshillit Shqiptar, vë në pah drejtimin e këtij evolucioni i cili, në frymën e drejtuesve të politikës italiane, duhet t’i lejojë Shqipërisë të sigurojë një ekzistencë në përputhje me traditat dhe interesat e saj brenda kuadrit të bashkimit të saj me Italinë”.