Ndahet nga jeta bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Para disa orësh, në moshën 86 vjeçare ka ndërruar jetë bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha. E cilësuar si Mbretëresha e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarusha mbetet emër i çmuar në kulturën shqipe .

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e saj.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë e po aq e vlerësuar nga kritika. Bilbili i këngës shqipe në opusin e saj të gjerë ka me qindra këngë nga të gjitha zhanret.

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Ndër këngët e saj më të njohurat mbeten: “Baresha”, “Ani mori nuse”, “E dehun jam”, “Zambaku i Prizrenit”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Kur më del në derë”, “Një lule”, “Dallëndyshe”.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit. / ObserverKult