Shukrije Gashi: Liria s’është kolltuk që kundërmon pleh pushteti!

Liria nuk është kolltuku që kundërmon pleh pushteti
a shkëlqim të rrem feste
as parakalim fushate varrmihësish
që sakatojnë gjymtyrët e tokës për hire
të dyzuara karremi në pazar muzgu
Liria nuk është monedhë kusuritjesh
për prerje flokësh a krasitje degësh Kosove
as mashtrim komunitetesh me pak shije pushtet vetanak.
Liria ooooh sa e mjerë dhe e varfër është
ne Kosovën e andrrës miturake
një zhigolo kutërbim stërvine pas mijëra seancash perverze
tregti shfaqjsh teatrale tash njëzet vjet
kthinave pushtet në tokën sui-generis
me hymnin pa tekst e pa shtet
në krye të oxhakut një luftë demash
cdo vit që vret andrrën e heronjëve
me legjenda klandestine një kacidhe
mut për shume pushtet glacash mbi
çatine me çeremide të huaja
Astrit Dehari u harrua edhe nesër
Kosova zhigolo ngujuar në guacën
e lakmisë dergjet e pazonja ta rrënoj
murin e braktisjes Unë, dje e nesër…