Shumë flasin, pak veprojnë…

Në një universitet, profesori u bëri një pyetje studentëve të tij:
“Nëse ka 8 zogj mbi një pemë dhe 7 prej tyre vendosin të fluturojnë, sa mbeten mbi pemë?”
Të gjithë u përgjigjën: “Një!”
Por u habitën kur një nga studentët nuk u pajtua me ta dhe tha: “Mbeten 8 zogj.”
Të gjithë mbetën të shtangur!
Profesori e pyeti: “Si është e mundur?”
Studenti u përgjigj:
“Ju thatë ‘vendosën’ të fluturojnë, jo ‘fluturuan’. Marrja e një vendimi nuk do të thotë ende realizimi i tij.”
Dhe vërtet, kjo ishte përgjigjja e saktë!

Kjo histori përmbledh jetën e shumë njerëzve.

Në jetën e tyre ka shumë fjalë të bukura, shumë slogane e premtime, i sheh si yje në biseda e në shoqëri, por jo edhe në realitetin e tyre personal.

Shumë flasin, pak veprojnë.
Të vendosësh është një gjë…
Të veprosh është krejt tjetër!

(Marrë nga muri i Halil Avdulit)

ObserverKult


Lexo edhe:

ISUF MYZYRI/ KËNGËT I MËSONTE PËRMENDSH DHE I ”FUSTE NË DEFTER”!