Shumë shpejt do të renovohen pesë xhami në Kosovë, ja cilat janë ato

Pesë monumente të trashëgimisë islame të Kosovës, shumë shpejt pritet të renovohen. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Bëhet fjalë për Xhaminë e madhe në Ferizaj, xhaminë e Çokut në Junik, e Sudi Efendisë në Prishtinë, të Orllanit në Podujevë si dhe xhaminë e Burojës në Skenderaj.

Ndërkohë, para se të nisin punimet për renovimin e këtyre objekteve, paraprakisht do të pritet të përfundojnë projektet për këto objekte fetare.

Ndryshe, MKRS-ja vazhdimisht është duke punuar në restaurimin e objekteve të rëndësishme.

ObserverKult    


i dashur Shqipja në Maqedoni është vetëm gjuhë e përkthyer.

Lexo edhe:

VJOLLCË BERISHA: TË KUROHESH NGA HESHTJA

Ka net kur të harroj
Dëgjoj një këngë dhe s’më bie ndërmend
Asgjë nga ditët me ty
Asgjë

Dal në rrugë
Eci në do terrina me ajër të dendur.
Vetëm një asmatik dhe unë mund të vëmë re
Si është rënduar ajri me puthje
Unë e di edhe të kujt janë.

Asnjë dhimbje, asnjë kujtim për të qenë
Jam e gatshme t’i jap për një qindarkë të tëra
Mu si në ato ditët e ciklit
Kur i derdh në kallëpe kotnish të gjitha gjërat
Dhe ua vë flakën.

T’i zbraz në kutinë e lëmoshës
Puplat e gëzimeve të dikurshme
Suvanë e rënë të lumturisë

T’i bie kah ai mëngjes
Kur dëgjoheshin daulle
dhe ti doje të hidheshe midis vajzave,
Të tëra me flokë kaçurrele,
Që u kishe dhënë fjalën
Se do t’i bëje për të qeshur

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult