Shumica gabojnë/ Zotëriu apo zotëria? Ja si duhet të shkruhet…

Nga Ilmi Rexhepi

E dëgjoni shpesh, sidomos gjatë mbledhjeve të kuvendit, të thuhet “ai zotëriu”.

Mua ma prish fort leximin kur shoh të shkruar para emrit të të Dërguarit: zotëriu, zotëriun, zotëriut.
Fjala “zotëri” në trajtën e shquar bën “zotëria”.

Pra, duhet të shkruajmë: zotëria, zotërinë, zotërisë.

Jo vetëm sipas gjuhës standarde, por ashtu lakohet në mbarë shqipen.

Rikujtoni këngën popullore:

Dola me shetit në barqe,
Pashë një pëllumb të shkruem,
Sa m’ka marrë malli për zotninë tande,
Hajde rri me mu!

ObserverKult


përdorimi i pikës

Lexo edhe:

KRYENEQËSI APO KRYENEÇËSI? SI DUHET TË SHKRUHET…

“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta.

Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.

Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.

Gabime evidente shihen jo vetëm në folur, por edhe në të shkruar. Një i tillë që nxiti reagimin e prof. Ilmi Rexhepit është një shkrim i Ramush Haradinajt që kritikonte, kohë më parë, Albin Kurtin, e në të cilin e shkruan gabimisht fjalën “kryeneçësi”:

Nga Ilmi Rexhepi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kritikuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, shkruan:

“Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde! 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult