Shuplaka “e famshme”, Chris Rock flet për incidentin me Will Smith: Akoma më dhemb

Komendiani i njohur, Chris Rock ka reaguar sërish për goditjen e famshme me shuplakë nga kolegu i tij Will Smith gjatë ndarjes së çmimeve ‘Oscars’.

Ngjarje kjo e cila tronditi miliona njerëz në mbarë botën.

“Të gjithë e dinë, po ndodhi unë u godita me shuplakë një vit më parë.

Dhe njerëzit thonë, ‘A dhemb?’ Ende dhemb”, tha Rock.

Rock u shfaq i revoltuar teksa foli për Smith në fund të shfaqjes së tij stand-up ‘Selective Outrage’, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Netflix nga Teatri Hippodrome në Baltimore të shtunën mbrëma.

Gjatë ceremonisë së Oscarit të vitit të kaluar, Smith, i cili fitoi atë natë çmimin për aktorin më të mirë, goditi Rockun në mes të transmetimit.

Kjo pasi që ai bëri shaka për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith, që nuk kishte flokë.

Pasi i bërtiti Rock-ut nga vendi i tij, Smith doli në skenë për ta goditur në fytyrë.

Komediani më vonë nuk pranoi të ngrinte akuza. Pavarësisht se ka shkuar në një turne botëror kjo është hera e parë që aktori i humorit flet gjatë për incidentin./gazetatema

ObserverKult


Chris Rock

Lexo edhe:

CHRIS ROCK I THOTË “JO” OSCARS 2023: DO TË ISHTE SI TË KTHEHESHA NË SKENËN E KRIMIT

Chris Rock nuk do të drejtojë ceremoninë e ardhshme të dorëzimit të Oscars 2023, e cila do të zhvillohet më 12 mars.

Nisur nga “precedentët” e trishtë, aktori i humorit refuzon ofertën, e cila i është bërë ditëve të fundit nga Akademia.

Kjo për arsye të eksperiencës së keqe, për shkak të shakasë së tij “të pakëndshme” me Jada Pinkett Smith.

Ai mori një shuplakë në fytyrë live nga Will Smith. Për këtë arsye, Rock nuk ka dëshirë të shkojë sërish në skenën e Dolby Theatre Hollywood.

“Do të ishte si të ktheheshim në një skenë krimi”, tha me shaka Rock gjatë një shfaqjeje në Arizona, disa ditë më parë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult