Si 81 vjeçar ju them: Jeta ofron surpriza në çdo moshë!

dashuria roberto

“Jeta sjell surpriza të e mrekullueshme në çdo moshë. I kam, tashmë, 81 vjet dhe ju them me siguri se kur të mbërrini në moshën time nuk do të ndjeni asnjë dallim.

Dallimi ndihet vetëm kur nuk jeton, kur nuk e do jetën, kur të mungon dëshira për të bërë diçka të re.

Por nëse qëndroni të ankoruar pas së bukurës së miqësisë, së dashurisë, muzikës, detit dhe poezisë, jeta ofron surpriza në çdo moshë.

I ndiej sëmundjet dhe dhimbjet në trup, sigurisht, por në shpirt nuk ndjej asnjë dallim. Dashuria nuk ndryshon kurrë. Kur dikush dashurohet, nuk ka rëndësi mosha.

Ndryshojnë reflekset fizike dhe fuqia seksuale, por në vështrimin emotiv, mbase dashuria është më e fortë.

Kam parë dhe kam takuar njerëz të dashuruar në moshën shtatëdhjetë vjeçare, nga ata të dashuruarit vërtet ama. Të tillë dashuri saqë kur mungon njëri, tjetri ndihet vërtet keq.

Dashuria është: nevoja e vazhdueshme, dëshira për të pasur tjetrin pranë. Kështu që, qofsh i ri apo i vjetër, të jesh i sigurt, dashuria nuk ka moshë … “

Nga Roberto VECCHIONI
Solli në shqip Marjana Rustemi Zegali

ObserverKult

Lexo edhe:

Buqetë poezish përkthyer në shqip nga Marjana Rustemi Zegali