Pasi u publikua lista e këngëtarëve të përzgjedhur, Mentor Haziri ka shpërthyer me kritika ndaj ‘Festivalit të Këngës” në RTSH.
Kënga e tij nuk është pranuar në edicionin e 60-të, ndaj Haziri i revoltuar më anë të një statusi thekson se këngë e tij është orkestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda, madje për mospranimin e këngës nuk ka marrë asnjë arsyeje nga organizatorët.
“Në të kaluarën ma kanë thënë që është festival i ndytë e i zhytur në korrupsion ku kënga shitet me pazare nëpër korridore shumë kohë para, kurrë s’kam besuar sepse jam rrit duke e parë atë festival me këngëtarë të vjetër e ikona të asaj kohe”, ka shkruar ai, transmeton ‘bordo.al’.
Ai ka akuzuar RTSH-në se i diskriminojnë këngëtarët nga Kosova, ndërsa ka thënë se turpi të qëndrojë te komisioni që bëri përzgjedhjen e këngëve.
“Sot fatkeqësisht e vërtetova këtë të keqe dhe po ashtu vërtetova se ai Festival s’i don shqiptarët nga Kosova aty sepse bëjnë konkurrencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurrent aty këtë vit, po bash këtu dua të ndërlidhem”, ka shkruar ai ndër të tjera.