Si e hodhën në erë komunistët kishën “e Skënderbeut e Donikës…”

donika skënderbeut

Njëra prej të dyjave ekziston edhe sot, është katedralja e famshme e Parisit, “Notre Dame” ose “Shën Maria” – që, ndonëse e dëmtoi rëndë një zjarr rastësor, është në rikonstruksion e sipër, me kujdesin më të madh, durimin dhe profesionalizmin e një populli që e vlerëson historinë dhe kulturën e tij.

Ndërsa tjetra, më e vogla, nuk ekziston. Bëhet fjalë për kishën e famshme “Shën Maria” e Vaut të Dejës, që u hodh në erë me dinamit, nga komunistët, ngjarje e vitit 1967 – kohë që shënoi rrënimin e vlerave kulturore në Shqipërinë socialiste; kjo, nën shembullin e revolucionit kulturor kinez – pra, duke luftuar “zakonet prapanike”.


Të dyja kishat e Shën Marisë, i përkisnin shekullit të 13-të, ato kishin të njëjtin stil arkitektonik, atë romano-gotik, por dalloheshin prej përmasave – në përputhje kjo, me fuqinë ekonomike të secilit shtet.

Por, kisha e Shën Marisë në Vaun e Dejës, kishte një specifikë shumë të rrallë për Shqipërinë dhe shqiptarët – aty, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, pranoi sakramentin e martesës me Donikën, bijën e Gjergj Arianitit, zotit të Kaninës, transmeton ‘konica.al’.

Ndërsa “Notre Dame” po rikthehet në identitet – fazë ku, krahas vendeve të tjera të zhvilluara, Shqipëria dhuroi 100.000 euro,  –  “Shën Maria” e hershme e Skënderbeut, në Vaun e Dejës, është pa asfare vëmendje institucionale…

*Fotografia e parë: hedhja në erë me dinamit – fotografia e dytë: pamja e jashtme e kishës së vjetër, para shkatërrimit

———————————-

LEXO EDHE:

Kalaja e Kaninës, çka tha Ernest Koliqi kur e pa për herë të parë

Kalaja e Kaninës, 3 km larg qytetit bregdetar të Vlorës është kthyer vitet e fundit në një destinacion për turizmin kulturor dhe historik. E cilësuar si një nga objektet më të njohura të trashëgimisë kulturore e historike në Vlorë e më gjerë, historia e ndërtimit të kalasë që nis prej shekullit IV para Krishtit, përcjell periudhat e Antikitetit dhe të Mesjetës (kronologjikisht bizantine, veneciane, turke), së bashku me teknikat respektive të ndërtimit.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në një video të publikuar së fundi me pamje nga kalaja e Kaninës ftonte turistët vendas e të huaj ta vizitojnë atë. Sipas Lelit, kjo kala përbën një atraksion të jashtëzakonshëm për turizmin historik e kulturor, në Vlorë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU