Aktori i njohur Sejfullah Myftari, i ftuar në emisionin “Kur xhirohej një film”, ka folur për filmin e famshëm “Gjuetia e fundit”.
Bëhet fjalë për filmin e parë pas rënies së komunizmit, i cili tallej dhe vinte në lojë komunizmin dhe diktaturën. Myftari ka kujtuar se pas filmit, që atëhere bëri shumë bujë, Koço Devole është kërcënuar me jetë nga komunistët dhe është detyruar të shkojë në Amerikë.
“Pas shfaqjes së filmit, që u pa në gjithë Shqipërinë, Koçon filluan ta kërcënojnë. Dhe ai u detyrua të largohej në Amerikë”, tha ai.
-Po kush e kërcënoi, pyet gazetari, Sejfullah Myftarin?
-Nuk e di, di që mori shumë telefonata kërcënuese.
-Nga komunistët?
-Po sigurisht nga komunistët, thotë Myftari./ rtsh
ObserverKult
Lexo edhe:
KUR KOÇO DEVOLE KËRCËNOHEJ ME VDEKJE
Nga: Kastriot Dervishi
Veçantia e enveristëve dhe të indoktrinuarve është se preken sa herë publikohen krime të regjimit të Enver Hoxhës në masën sikur t’i kishin kryer vetë ato.
Edhe kur u shfaq telekomedia “Gjuetia e fundit” me protagonistë kryesorë aktorët e mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, kategoria injorante enveriste dhe persekutorët u ndjenë keq dhe filluan kërcënimet.
Forma më e njohur e kohës ishin letrat anonime, të barabarta me profilet false që hasim sot në blogje apo rrjete sociale.
Letra kundër Koço Devoles i takon datës 6.1.1993. Pasi cilësohej “hipokrit”, “dallkauk”, “maskara i pacipë”, kërcënuesi që pa dashje paraqitet me emër fals e pseudonim, pra edhe “Th.Laboviti” dhe “Merimanga”, shkruan: “Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SHKRIM PREKËS I MIKUT PËR KOÇO DEVOLEN: DUHET TË IKJE QË TA KUPTONIM SE KUSH NA LA…
Nga Pëllumb Kulla
Na la Koço Devole!
Bota na është varfëruar…
Na ike në prag të një Vitit të Ri… Lajmi na hidhëroi, na nxiu, na ngrysi. Ky ishte vetëm reagimi i parë, se më pas ne, me të kujtuar çaste të bukur nga jeta me ty, nisëm të qeshnim përsëri…
Mbase kështu duhen përcjellë artistët e vërtetë të humorit, ata, që si ti, lindin njëherë në 200 vjet.
Ja, ti je nga ata të paktët, nga ata të rrallët. Ata që vajtohen me gaz në buzë. Ashtu të vajtuam. Sa zili ta kemi ikjen!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult