Si e mori vesh Princi Harry vdekjen e të ëmës, Dianës?

Princi Harry ka folur për Princeshën Diana dhe ka zbuluar detaje rreth pikëllimit të tij për vdekjen e saj dhe sesi i ati Charles ia dha lajmin.

Në kujtimet e tij, “Spare”, të botuar ditë më parë në Spanjë, Harry thotë se për vite me radhë mendonte se nëna e tij ishte fshehur.

Princesha Diana ishte vetëm 36 vjeç kur vdiq në një aksident automobilistik në Paris në gusht 1997.

Harry kujton momentin tragjik kur mësoi për vdekjen e nënës së tij. Princi, i cili në atë kohë ishte 12 vjeç, tregon se babai i tij Charles ishte ulur buzë shtratit të tij, duke e quajtur ”bir i dashur” dhe duke i shpjeguar se kishte ndodhur një aksident me makinë dhe se Diana nuk ishte shëruar nga plagët e saj.

Harry raporton se ai nuk qau dhe se babai i tij nuk e përqafoi, por përkundrazi i vuri dorën në gju dhe i tha se gjithçka do të ishte në rregull.

Charles tashmë ia kishte përcjellë Uilliam-it lajmin e hidhur./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PRINC HARRY RRËFEN JETËN E TIJ NË NJË LIBËR

Princ Harry, një nga figurat më të përfolura në botë, po përgatitet të botojë një libër me kujtime, të cilin ai e quan “plotësisht të vërtetë”.

Duka i Sussex do të publikojë librin përmes Penguin Random House, në fund të vitit 2022. Botuesi i veprës thekson se princ Harry, për herë të parë, do të ndajë publikisht përvojat, aventurat. Po ashtu edhe umbjet dhe mësimet e jetës që e kanë ndihmuar në formësimin e tij.

“Unë po e shkruaj këtë vepër jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”, shkroi princi Harry në një deklaratë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult