Çka thoshte Aleksandër Moisiu për Charlie Chaplin?

Aleksandër Moisiu konsiderohej si aktori më i madh i teatrit evropian i kohës së tij. Talenti i tij i jashtëzakonshëm, që kishte spikatur në skenat e ndryshme, ku ai kishte intepretuar rolet kryesore nga veprat e Shekspirit, Gëtes, Tolstoit, etj., kishte bërë që të bënte miq edhe personalitetet më të njohura botërore të kohës, ndër ta edhe Charlie Chaplinin.

Gazeta franceze “L’Oeil de Paris”, kishte botuar më 10 nëntor 1928, në faqen e nëntë, rrëfimin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut, mbi fatin e filmit pa zë në Amerikë.

“Trupa gjermane që luajti për ekranin, pjesën ‘Kean’, ku protagonist ishte Aleksandër Moisiu, i cili, pas kthimit në Evropë, dha lajme të këqija për filmin amerikan, pa zë.

Thuhet se është si puna e një njeriu të sëmurë, ditët e të cilit janë të numëruara. Pothuajse të gjitha kinematë amerikane, tani kanë vetëm filma me tinguj apo me të folur, të cilët, edhe kur nuk janë cilësorë, tërheqin më shumë spektatorë sesa një film pa zë. Kjo gjë, detyroi teatrot e vërtetë të përgjysmojnë çmimet.

“Filmi pa zë, thotë Moisiu, përtej oqeanit, jeton falë Charlie Chaplinit dhe kur ai të mos jetë më, një art i tërë do të vdesë me të.”

ObserverKult


Lexo edhe:

VETËM PAK KOHË PARA SE TË NDAHEJ NGA JETA ALEKSANDËR MOISIU I BËRI KËTË KËRKESË INSTITUCIONEVE SHQIPTARE

Aleksandër Moisiu, aktori me famë ndërkombëtar lindi në qytetin e Triestes në Itali më 2 prill të vitit 1879 dhe u nda nga jeta më 22 mars të vitit 1935.

Pas një periudhe në emigrim në Trieste, familja e tij bashkë me të do të ktheheshin në qytetin e Durrësit ku edhe do të rritej Aleksandër Moisiu.

Kur ishte vetëm 19 vjeç ai largohet sërish nga Durrësi për të studiuar këtë herë në Vjenë të Austrisë. ku edhe me përkrahjen e Jozef Kainc do t’i përkushtohej talentit të tij të aktrimit…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU