Si e shpëtoi Shtjefën Gjeçovi këmbanën e Gjergj Kastriotit?

Shtjefën Gjeçovi
Shtjefën Gjeçovi, lindur Hilë Gjeçovi (Janjevë, 3 tetor 1873 - Zym, 14 tetor 1929)

Shtjefën Gjeçovi lindi me 12 korrik të vitit 1874 në Janjevë të Kosovës, 11 km larg Prishtinës, ku kaloj dhe fëmijërinë e hershme dhe pastaj vazhdoj kolegjin françeskan në Troshan (Lezhë). Në vitin 1888 në Kroaci vazhdoj studimet deri në vitin 1896. Sherbeu si prift në Pejë, Laç, Gomsiqe, Prekal, Theth, Rrubik, Vlorë, Troshan, Gjakovë, Zym etj.

Mblodhi gojëdhana, zakone, bestytni, visar gjuhësor. Përgatiti monografi shkencore historike, etnologjike, arkeologjike, pedagogjike, kodifikoi të drejtën zakonore shqiptare, shkroi artikuj publicistikë, hartoi tekste mësimore, krijoj një koleksion të pasur arkeologjik, shkroi drama e tragjedi, poezi e romane, perktheu letërsi botërore në gjuhën shqipe e vepra fetare, përgatiti vëllime me dokumente për historitë e popullit tonë, shkroi artikuj e studime historike.

Në luftën çlirimtare mori pjesë me pushkë në dorë në Gomsiqe (1912) e Vlorë (1920), hapi shkolla shqipe e ishte mësues i tyre, ishte i pari që aktivishtë punon për bashkimin e dy kishave shqiptare në vitet ‘20 të shek. XX.

U vra nga shovinistët serbë me 14 tetor 1929 në Zym (Prizren) ku sherbente si famullitar.

Këtu kemi renditur vetëm disa të dhëna nga Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë për koleksionin e tij të pasur arkeologjik, i cili falë punës së tij na la trashëgim vlera të rralla të historisë së popullit tonë..

Odiseja e Kambanës së Skënderbeut

Në vitin 1901 A. Degrand, konsulli francez i Shkodrës botoi një udhëpërshkrim, ku tregonte dhe për dy kambana, që ishin të lëna në mëshirën e fatit në rrenojat e kishës brenda mureve rrethuese të kështjellës së Krujës. Njëra nga këto ishte bashkëkohëse me epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit, e derdhur në bronz në vitin 1462, me përzierje metalesh të çmuara. Menjëherë u vunë në lëvizje tregëtarët e relikeve e antikuareve dhe ju propozua agajt të qytetit të Krujës Muharrem Kaloshi shuma prej 25 napolonash flori me kusht, që të j’ua dërgonte kambanën e Skënderbeut në Barbullush.

Sipas trafikantëve nga Barbullushi ishte rruga më e lehtë për trafikantët me anë të detit, sepse edhe në kohën e pushtimit turk objekte të tilla nuk dilnin kollaj nga portet e doganat e Perandorisë.

I mirinformuar Gjeçovi, prift i fshatit të humbur e të varfër, Laçit të Kurbinit, i vihet punës për ta futur në dorë këtë relike të çmuar e ti trashëgohet shqiptarve si shenjë e epokës së lavdishme të tyre. Vrapon tek Muharrem Aga, hyn në pazar dhe bie dakord për një çmim prej 15 napolonash, me kusht, që kambanën ta marrë vetë Gjeçovi nga Kruja. Se si i gjeti e i sajoj Gjeçovi 15 napolonat nuk dimë, por vetë ai më 1901 shkruan: “Në të vertetë unë nuk mund ta paguaj edhe sikur të shisja vetën time”. Megjithatë e bleu kambanën, e fshehu mirë, si pohon vetë dhe i shkruan konsullit A-Hungarez në Durrës, ku i kërkonte instruksione.

Ranë dakort dhe u bë kontrata që kambanën do ta ruante konti austriak Kiuatkovvski dhe do t’i kthehej Krujës kur të rindërtohej kisha e Kështjellës. Kambana udhëtoi drejt Durrësit dhe më vonë drejt Vjenës. Në vitin 1923, më 28 nëntor në Tiranë u hap për herë të parë Muzeu Kombëtar Shqiptar. Gjeçovi ngriti peshë me letra herë ambasadën austriake, e herë vetë qeverinë e Vjenës deri sa ja arriti qëllimit.

Kambana erdhi, por me vonesë. Nga Vjena ju dërgua ambasadës tonë në Romë dhe në dhjetor 1923 arriti në Tiranë. Gjeçovi nga Shkodra vrapon për ta parë me sytë e tij dhe për ta saktësuar, që është ajo. Me këtë rast bëri dhe një vizatim në dy pamjet, që ruhet në AQSH, Tiranë ku ruhet fondi i tij arkivor.

Odiseja nuk mbaron këtu. Muzeu i Tiranës shkatërrohet, Gjeçovi vjen në Tiranë, merr kambanën dhe e çon në Shkodër. Pas Luftës së Dytë ajo kthehet prapë në Tiranë, sot ruhet në Muzeun Kombëtar të Skënderbeut në Krujë

Katalogu që humbi nëpër vite

Në AQSH, Tiranë ruhet inventari i koleksionit të parë arkeologjik shqiptar me 500 objekte i krijuar në fazën e parë të punës me shumë mundime nga Gjeçovi. Po nga dokumentet e Arkivit rezulton se të gjitha objektet ishin të skicuara sipas kërkesave të disiplinës arkeologjike bashkohore Europiane.

Ruhen skicat e objekteve arkeologjike të fillimshekullit XX, me numër 5, 180 dhe 181 (shiko fotot). Kjo ishte e vetmja mënyrë e dokumentimit me kartela shkencore për kohën, sepse fotografitë ishin shumë të kushtueshme dhe nuk i përballonte financiarisht me buxhetin e tij një prift, që e kaloi jetën në fshatrat e varfëra të malësive të veriut. Katalogu u ruajt me fanatizëm sa ishte gjallë autori i tij, por ai u harrua në ndonjë qoshe të lagësht bodrumi duke na ardhur tek ne vetëm këto tri skica si dëshmi e punës së madhe. Vizatimet e katalogut krahas me disa skica e vizatime e kopertina librash tregojnë se ai kishte përgatitje edhe si vizatues e skicograf.

“Vlera” e objekteve arkeologjike

Në fillim të viteve ‘20 objektet arkeologjike të zbuluara dhe të mbledhura nga Gjeçovi u ekspozuan në një ekspozitë në Romë. Përfaqësuesi i Gjermanisë në këtë ekspozitë u shpreh: “…me vlerën e këtij koleksioni arkeologjik Gjermania mundet të paguajë pjesën më të madhe të dëmeve të luftës (Lufta e Parë Botërore). Në Shqipëri një objekt, që nuk ishte prej floriri ose argjendi nuk kishte vlerën as të 10 kg misër ose të një palë opingave.

“Shakatë” e arkeologëve të huaj

Meqenëse në Shqipëri objektet arkeologjike vlerësoheshin vetëm kur ishin flori e argjend e të tjerat vlera quheshin “rrangullishte”, që shumë-shumë për një ose dy pare mund ti blinin të huajt. Gjeçovi për të ditur vlerën e tyre u detyrua të lidhej me arkeologë e dijetarë të huaj.

Në vitin 1900 në Laç vjen posaçërisht për të parë koleksionin e Gjeçovit antropologu e arkeologu gjerman Paal Traeger.

Pasi shikon një unazë të zbuluar nga gërmimet e Gjeçovit në Kodër Bogës, Laç, ai kërkon ta blejë. Sipas shënimeve të Gjeçovit (dosja 86, fl. 1-4) ai i kërkoi Traegerit ti saktësonte kohën e vjetërsinë e saj.

Ky duke menduar se ka të bëjë me një profan i përgjigjet: “Kohën e vlerën s’mund ta kallxoj, se na arkeologë jena të betuem mos me kallxue as kohën as çmimin e vjetërsivet (objekteve arkeologjike), por po deshte me e shitë, unë po të jap deri më 7 napolana për këtë unazë”. Unaza nuk u shit.

Arkeologu italian L. Ugolini në vitin 1927 e vlerësoi këtë unazë duke e përshkruar e përfshirë në vëllimin “Shqipëria Arkeologjike” nga ku i kemi të ruajtura përshkrimin dhe foton e saj.

Pas vdekjes së Gjeçovit unaza e “famshme” ruhej në Muzeumin Françeskan në Shkodër deri në vitin 1945, pastaj erdhi në Tiranë./ historiashqiptare.net

ObserverKult


Foto ilustrim

Lexo edhe:

NIKOS GATSOS: E ASHPËR JE, SI GRUSHT I VDEKJES QË TË VRET…

Poezi nga Nikos Gatsos

Ç’do pavdekësi që ballesh për karshi ballkonit tim,
të shikoj, me mua tallesh e në zemër ndjej shtrëngim.
Fort me ty u dashuruan mbretër, princë, edhe poetë
por ti as një degëz dhjozmo, s’u ofrove moj e shkretë.

E ashpër je, si grusht i vdekjes që të vret,
por veç se ne, pati një kohë që të kujtuam të vërtetë.
Çdo gjeneratë: – unë do ta mbaj për vete – thoshte.
Peri e ngratë, që as kurrkush nuk mundi të të joshte.

Ç’do pavdekësi përballë, ç’kërkon në ballkonin tim,
a s’po lyp nga jeta vallë, një kurban një akt sublim?
Erdhën Krisër nga plot vende, të përulur pelegrinë,
në burim të bahçesë tënde, por nuk munden ujë të pinë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


sa e bukur esenin qytetare

SERGEJ ESENIN: RRIMË E DASHUR, PRANË E PRANË

Rrimë, e dashur, pranë e pranë
Shoku-shokun ta vështrojmë,
Të dëgjoj me mall murlanë,
Te të shoh me sy të njomë.

Ky flori vjeshtak i dashur
Dhe ky flok ku derdhet mushti
Mrekullisht na qënkan shfaqur
Për shpëtimin e një pushti.

Herët fshatin kam braktisur,
Ku bleron luginë e bukur,
Në qytet lavdi e hidhur
Më vithisi, rroj i humbur.

Do të desha larg prej botës
Të kujtoj një kopsht me fletë,
Ku nën këngën e bretkocës
Dje poet u rrita vetë.

Dhe atje si sot-kjo vjeshtë…
Panjë e bli dritares rrinë
Dhe me duar lehtë-lehtë
I kërkojnë ata që s’vijnë.

Shkuan larg në tjetër botë…
Në varreza hënë e mirë
Për ne kryqeve u thotë
Të na presin mysafirë.

Rrimë, e dashur, pranë e pranë
Shoku-shokun ta vështrojmë,
Të dëgjoj me mall murlanë
Te të shoh me sy të njomë.  

ObserverKult