Wolfgang Amadeus Mozart
Wolfgang Amadeus Mozart ka fjetur nga ora 1.00 të mëngjesit deri në 6.00. Fillonte ditën në ora 7.00 të mëngjesit. Kompozonte nga 7.00 në 9.00 të mëngjesit dhe pastaj zhvillonte mësime muzikore deri në ora 13.00. Shoqërohej me miqtë e tij dhe darkonte nga ora 17.00. Nga ora 21.00 mbante koncerte ose kompozonte, varësisht nga koha e lirë.
Honoré de Balzac
Themeluesi i Realizmit, Honoré de Balzac, flinte në ora 18:00 dhe zgjohej në 1.00 pasmesnate. Deri në 8.00 të mëngjesit, ai shkruante dhe përgatiste dorëshkrimet në qetësi në shtëpi. Pastaj pushonte nga ora 9.30 e mëngjesit. Pinte një kafe të zezë para se të fillonte punën. Thuhet se pinte deri në 40 kafe në ditë. Balzac shoqërohej me miqtë, darkonte dhe bënte dush, midis orës 15.30 dhe 18.00.
Pyotr Ilyich Tchaikovsky
Tchaikovsky flinte nga mesnata deri në 8.00 të mëngjesit. Pas zgjimit, ai pinte çaj dhe duhan, lexonte Biblën dhe libra filozofikë. Pas kësaj, ai shëtiste jashtë për gjysmë ore dhe për gjysmën orën tjetër bënte punët shtëpiake dhe i përgjigjej letrave. Kompozonte muzikë nga ora 10.00 deri në 12.00 dhe pastaj bëntë një pauzë njëorëshe për drekë dhe shëtitej deri në ora 15.00. Lexonte gazetat dhe pinte çaj deri në orën 17.00, për të kompozuar sërish dy orët e radhës. Pushonte pastaj për një orë dhe deri në mesnatë darkonte, mirëpriste mysafirët dhe shoqërohej me miqtë.
Franz Kafka
Kafka shkruante nga ora 23.00 deri në ora 6.00 të mëngjesit. Pastaj ai flinte deri në ora 9.00 të mëngjesit. Nga ora 9.00 deri në 14.30 punonte në Institutin për Sigurimin e Lëndimeve të Punëtorëve. Drekonte pas punës. Kafka flinte sërish nga ora 15.00 deri në 19.00. Shëtitej dhe relaksohej nga ora 19.30 deri në ora 21.00. Ai darkonte dhe i kushtohej familjes në mbrëmje para se të fillonte të shkruante.
Pablo Pikaso
Piktori i njohur fillonte të pikturonte pak para mesnatës deri në ora 3.00 të mëngjesit. Pastaj, flinte deri në ora 11.00. Pikaso mirëpriste mysafir për të ngrënë mëngjes në shtëpi deri në ora 15.00. Ai pikturonte përsëri nga ora 15.00 deri në ora 22.30. Ishin në këto kohës të ditës që krijoj veprat e tij më të rëndësishme. Pikaso darkonte për një orë para se t’i kthehej pikturës.
ObserverKult
Lexo edhe: