Si iu përgjigjej Pushkini kritikave dhe fyerjeve

Pushkini mori vërejtje të shumta thumbuese nga bashkëkohësit, por u përgjigjej me shumë zgjuarsi. Kritikët dhe ziliqarët s’kishin asnjë pikë mëshire për shkrimtarët. Në ditët e sotme, Aleksandër Pushkini konsiderohet si një prej poetëve kryesorë rusë, megjithatë disa prej vlerësimeve të bashkohësve, gjatë kohës së tij, ishin të ashpra, madje fyese.

Në 1830, Pushkini shkroi disa shënime për t’iu përgjigjur komenteve, ku pranonte se gjithmonë i respektonte kritikët e vërtetë dhe përpiqej të hynte në mënyrën e tyre të të menduarit, edhe pse zakonisht nuk ia dilte dot mbanë. Fyerjet në revista, siç pranonte Pushkini, për njëfarë kohe e inatosën, si rrjedhojë autorët duhet të ishin të lumtur se ia kishin arriur qëllimit. Në artikullin “Përvoja e prapsjes së disa akuzave joletrare”, Pushkini shkroi se ndihej i turpëruar, se nuk kishte shpjeguar të vërtetat themelore për të hedhur poshtë kritikat e padrejta, megjithatë, arsyeja kryesore që ai nuk iu përgjigj atyre, ishte nga përtesa. Poeti pranoi se ai kurrë nuk u zemërua mjaftueshëm me këta të ashtuquajtur, aq sa të zinte të diskutonte, apo të përpiqej të provonte se e kishin gabim. Madje, ai e konsideroi atë si një kohë e shkuar dëm. Sidoqoftë, Pushkini u përpoq të hidhte poshtë disa fyerje dhe kritikë.

Polemikat me Nadezhdinin

Një nga kritikët, me të cilët Pushkini kishte konflikte ishte Nikolay Nadezhdin, ky etnograf dhe publicist. Në 1829, ai botoi një artikull në revistën “Vestnik Evropy” (“Lajmëtari i Evropës”) ku i bënte një kqyrje mjaft të vrazhdë poezisë së Pushkinit “Kont Nulini”: “Kont Nulini është një nul!”. Gjithashtu, Nadezhdini e përshkruante këtë vepër si “një flluskë sapuni që shkëlqente magjishëm me të gjitha ngjyrat e ylberit”. Për më tepër, atë vit, publicisti kritikoi poezinë me titull “Poltava” në të njëjtën revistë. Artikulli ishte hartuar në formën e një bisede të Nadezhdinit me dy persona të tjerë. Njëri prej tyre thoshte: “Siç mendoj,”Poltava” është bërë një Poltava e vërtetë për Pushkinin! Ai ishte i destinuar të përjetonte fatin e Sharlit XII!”. Në fund të artikullit, Nadezhdini pajtohej me atë karakter, duke thënë: “Me siguri, lavdërimet absolute e kanë mërzitur Aleksandër Sergejeviç. Ndoshta, zëri i së vërtetës do të jetë i këndshëm për të – vetëm për shumëllojshmëri!”.

Pushkini nuk mundi ta duronte dhe u përgjigj me disa epigrame. Në njërën prej tyre: “Për Nadezhdinin”, ai e quan publicistin “klloun revistash” dhe “rob i finokërisë” dhe i drejtohet: “Shërbëtor, qëndro në sallën e shërbëtorit!”. Në një epigram tjetër të titulluar: “Djali që i shpuri himnin Febusit”, Nadezhdini paraqitet si seminarist (publicisti vërtet ishte një i diplomuar në seminar), i cili i sjell një “fletore me disertacione të shërbëtorit” Febusit, Zotit grek të dritës së diellit dhe poezisë. Febusi nuk i pëlqeu punimet e seminaristit dhe urdhëroi ta rrihnin me shkopinj. Së fundmi, epigrami i tretë “Këpucari (Paroemia)” tregon për një këpucar që përpiqet të vlerësojë një pikturë, por artisti i thotë që të mos kritikojë pjesët e pikturës që janë mbi çizmet e larta. Morali i paroemisë i drejtohet Nadezhdinit: Pushkini thotë se publicisti përpiqet të formojë një mendim për të gjithë botën, por ai thjesht, duhet të gjykojë më mirë çizmet e larta. Përkundër këtyre përgjigjeve të vrazhda, me kalimin e kohës qëndrimi i Nadezhdinit ndaj Pushkinit u bë pozitiv.

Konflikti me Bulgarinin

Shumë kritikë pro monarkisë e urrenin Pushkinin, kryesisht për pikëpamjet e tij politike. Njëri prej tyre ishte Faddey Bulgarin, gazetar dhe shkrimtar. Në vitin 1830, Bulgarin shkroi një roman historik të titulluar “Dimitri i rremë” për kohën e trazirave ruse. Shumë shpejt, “Literature Nerwspaper”, botoi një artikull anonim që kritikonte “personazhet boshe” dhe “gabimet historike” në roman. Në të vërtetë, artikulli u shkrua nga Anton Delvig, një mik i ngushtë i Pushkinit, por Bulgarin dyshoi se artikullin e kishte shkruar Pushkini dora vetë. Delvig vërejti, se autori i librit ishte në anën polake, ndërsa po përshkruante ngjarjet e romanit dhe supozoi se arsyeja ishte se Bulgarin ishte vetë polak (çka ishte e vërtetë). Bulgarin e pa këtë pjesë të artikullit si më fyese. Për t’u hakmarrë Bulgarini botoi fejtonin “Anekdota” në gazetën e tij “Northern bee”. Aty, Pushkini paraqitej në mënyrë alegorike si një poet francez që “u shërbeu energjikisht Bachus dhe Plutus” (perëndive greke të verës dhe pasurisë) në vend të muzave dhe zemra e të cilit ishte “një qenie e ftohtë dhe e heshtur, si një gocë deti”. Bulgarin u paraqit si E.T.A. Hoffmann. Dhe ai poet kryekëput i plogësht fajësonte të madhin Hoffmann, se nuk ishte francez i vërtetë. Pushkin e solli në kujtesë këtë episod në artikullin “Përvoja e prapsjes së disa akuzave joletrare”’, së bashku me raste të tjera, që tashmë s’mund të quheshin kritika letrare, po thjesht fyerje personale. Pushkini shkruante se me t’u zemëruar keqas një herë, e ka të pamundur të ndalet derisa të drenazhonte të gjitha nozullimet me fyerje dhe vërejtje therëse. Në 1831, ai u fsheh nën emrin Feofilakt Kosichkin, duke botuar disa artikuj nënshkruar me këtë emër. Njëra prej tyre ishte “Disa fjalë për gishtin e vogël të z. Bulgarin dhe të tjerëve”. Mendimi i shfaqur në emër të veprës, i referohej një fraze të Nikolay Grech, një bashkëredaktor dhe aleat i Bulgarinit: “Në gishtin e vogël (të Bulgarinit) ka shumë më shumë zgjuarsi dhe talent, sesa në kokën e shumë kritikëve të tij”. Kosichkin vriste mendjen, se kë po përpiqej të kërcënonte Grech me gishtin e vogël djallëzor të Bulgarinit. Pushkini i kaloi njëri pas tjetrit personat, derisa e kuptoi që gishti po tregonte “Kosichkin”. Ai u shpeh qartë, se asnjë gisht në botë nuk mund ta frikësonte, pasi secili nga të vetët mund ta shlyente njëmijëfish. Pushkini kaloi përmes fyrjeve dhe përplasjeve të shumta me kritikë të tjerë, por kjo nuk na pengon të vlerësojmë veprat e tij, pavarësisht nga polemikat e së kaluarës./Konica.al