Si iu shfaq në ëndërr tabela periodike Mendelejevit…?

Kimisti Dimitri Mendelev (8 shkurt 1834-2 shkurt 1907) arriti tek një zbulim shkencor nëpërmjet një mënyre te pazakontë, edhe pse iu desh të përballej me shumë vështirësi, ia doli të krijonte tabelën periodike, e cila është themelore për kuptimin tonë mbi kiminë. I lindur në Siberi, një ndër fëmijët e njëmbëdhjetë apo shtatëmbëdjetë -të dhënat biografike variojnë, pasi niveli i vdekshmërisë foshnjore në atë zonë ishtë tejet i lartë – ai u zhyt në tragjedi që në moshë të hershme.

Babai i tij ishte profesor i arteve të bukura, filozofisë dhe politikës, por u verbua dhe humbi postin e profesorit. Mamaja e tij u bë shtylla e familjes, duke punuar në një fabrikë xhami. Kur Dimitri ishte 13 vjeç i vdiq babai. Dy vite më vonë, një zjarr shkatërroi fabrikën e xhamit.

Vitet në vijim, e vendosur për të siguruar arsimimin e djalit të saj, mamaja e tij e mori nëpër qytet duke shpresuar që ta fusë në një universitet të mirë. Universiteti i Moskës e refuzoi atë. Së paku, arriti që të regjistrohej në Shën Petërburg, kryeqyteti i atëhershëm i Rusisë.

Universiteti i Shën Petërburgut- alma mater e babait të tij – e pranoi atë dhe familja u zhvendos aty pavarësisht varfërisë së tyre.

Një nxënës me potencial si Mendelev publikoi shkrime që në moshën njëzet vjeçare dhe ishte pjesë e konferencës së parë në botë të kimisë kur ishte 26 vjeç. Në mes të tridhjetave, u mor intensivisht me klasifikimin e 56 elementeve të njohura deri në atë kohë. Ai u mundua të gjente parimin thelbësor që do t’i organizonte ato sipas tipareve të ngjashme duke u bazuar në njohuritë e mëparshme të modeleve të organizimit.

Por më shumë se sa me vullnet, ai arriti në zbulimin e tij të madh krijues nga një burim i pavetëdijes të cilën T.S Eliot e quajti “sjellja e idesë në realitet” – një mbrëmje shkurti, pas një dite të lodhshme pune, Mendelevit iu shfaq në një ëndërr tabela e tij periodike.

Në librin Ëndrra e Mendelevit: Kërkimi për Elementet shkrimtari Paul Strathern ri-krijoi momentet kulminante nga letrat dhe ditaret e shkencëtarëve, dhe e riimagjinon atë me një dozë të mjaftueshme krijimi letrar:

Sapo Mendelejevi hodhi sytë në tabelen zbritëse të peshës atomike, ai papritur vuri re diçka që i shtoi rrahjet e pulsit. Disa ngjashmëri dukej sikur përsëriteshin në disa elemente, në atë çfarë dukeshin si interval të rregullta numerike. Këtu ka diçka! Por çfarë? Disa nga intervalet fillonin me një rregullsi të caktuar, por pastaj modelet dukej sikur dilnin nga rregulli. Përveç kësaj, shpejt Mendelejevi u bind që ai ishte në fillimet e një zbulimi të madh. Aty diku kishte një model të caktuar, por ai thjesht nuk mund ta dallonte… duke përballuar lodhjen, Mendelejev vazhdoi të përpiqej, duke mbajtur kokën e tij me duar. Sapo e zuri gjumi, ai pa një ëndërr.

Ëndrra, sigurisht ishte vetëm një funksion i asaj çfarë bën truri i njeriut gjatë gjumit – duke organizuar dhe konsoliduar idetë, imazhet, dhe pjesët e informacionit që zënë trurin tonë kur jemi zgjuar. Ajo me çfarë mendja e zgjuar e Mendelejevit ishte aq e zënë ishte kërkimi i një sistemi klasifikimi që do rendiste elemente. “E kam të formuar në kokën time” ankohej ai, “por nuk mund ta shpjegoj”. Vetëm kur ra sërish në gjendjen e pavetëdijshme të gjumit, pjesët e shpërndara të informacionit u mblodhën në një model dhe ideja e madhe u shfaq vetë.

Vetë Mendelejevi do të tregonte në ditarin e tij:

Pashë në një ëndërr një tabelë ku të gjithë elementët shkonin në vendin e tyre.
Me tu zgjuar, i hodha në një copë letër./Konica