Si mbeti i zhgënjyer kur për herë të parë e vizitoi Shqipërinë/ Petrit Çarkaxhiu: Realiteti ishte ndryshe… (Video)

Petrit Çarkaxhiu kantautori shqiptar, i muzikës së mirë dhe fjalëve të zemrës, ishte pjesë e emisionit Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.

Një rrëfim për jetën e tij të jashtëzakonshme, fëmijë në Gjakovë, adoleshent në Tiranë, e rini në Stamboll. Prej 26 vjetësh në skenë, Çarkaxhiu thotë se të mos qenit banalë, të qenit të vërtetë, të bërit art me zemër e mendje e ka bërë grupin Jericho, të dashur të një publik që e ndjek që prej daljes së parë në skenë, e deri më sot, thuajse pas tre dekadash.

Takimi i parë me Shqipërinë ishte traumatik, thotë Petrit ndërsa kujton kur shkeli për herë të parë në tokën shqiptare në vitin 1994 në Peshkopi. Realiteti ishte ndryshe nga mënyra se si e imagjinoja unë Shqipërinë thotë ai.

“Është mjaft e rëndësishme mënyra se si ti sillesh si patriot dhe se si e përcjell këtë. Unë me grupin Jericho jemi munduar që të sjellim një bashkim të modernes me tradicionalen në këngët tona. Tekstet për ne janë shumë të rëndësishme dhe gjithmonë duhet të kenë kuptim. Gjithmonë jemi treguar të kujdesshëm që të jemi interesant duke sjellë të reja, por duke mos qenë banalë. Sepse mund të jesh banal edhe në muzikë.

Mendoj se ne kemi rezistuar. Ndaj për 26 vjet në skenë ne kemi krijuar fansa besnikë, që na ndjekin gjithmonë nga dalja e parë në skenë, deri në vitet e fundit. Shumë prej fansave tonë, janë rritur me ne, dhe ne jemi të lumtur për këtë.

Unë jam me origjinë nga Gjakova. Për herë të parë kam ardhur në Shqipëri në Peshkopi. Shkova së bashku me familjen dhe nga viti 1994 deri në 1996 kam jetuar në Tiranë. Takimi i parë me Shqipërinë ishte traumatik. Realiteti ishte ndryshe nga mënyra se si e imagjinoja unë Shqipërinë.

Ne në Kosovë u rritëm duke e idealizuar Shqipërinë. Kurrë nuk kemi menduar, e jo më të flisnim keq. Nëse dikush guxonte dhe fliste keq për Shqipërinë, ne e margjinalizonim. Sepse kishte prekur ndjenjën e patriotizmit dhe ne nuk donim që të prishej idealja për bashkimin kombëtar.

Por duhet thënë se në këto 30 vjet në Shqipëri, është bërë një hap jashtëzakonisht i madh”, u shpreh Çarkaxhiu në Dritare TV.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /dritare.net

ObserverKult


petrit Çarkaxhiu

Lexo edhe:

A E KENI DËGJUAR ENDE “KANGË MUZGU” TË PETRIT ÇARKAXHIUT? (VIDEO/TEXTI)

Janë vetëm pesë ditë që është publikuar, por kënga e re e Petrit Çarkaxhiut, ka marrë 40K shikime. Që në momentin e parë që është postuar në faqen e tij të Facebook-ut, “Kanë muzgu” është komentuar në superlativ.

Këngën e punuan:

Music & lyrics: Petrit Çarkaxhiu Vocals & guitar: Petrit Çarkaxhiu Double Bass: Enver Muhamedi Piano: Adem Gülşen Trumpet: Baris Dogukan Yazici Drums: Ekin Cengizkan Shaker: Fazıl Karagöz Recorded at “Hayyam Studios” Istanbul/Turkey Vocal recording by Leonard Canhasi Mixing and mastering by Sinan Sakizli Video by TAKAT TV Camera, editing & production: Genc Halimi Landscape camera: Ylli Bardhi

Teksti:

Në mal
Bora ka fillu me u shkri
Lumi po rrëmben çdo gja
T’rrëmbeu edhe ty

Në verë
Lumi n’det kur t’jetë përzi
Edhe deti n’re t’jetë kthy
Athu me shiun vjen ti

Pa ty
Mijëra vjet nuk çelin lulet
Mijëra lule vjollce veç me ty gufojnë në këtë shkretinë

Pa ty
Nata me miliona yje
Krejt e zbrazët duket prej gërmadhave që i le ti

Tekstin dhe videon e këngës mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult