Si mund të dashurohet gruaja në një kriminel? Çfarë ndodh në mendjen e saj?

Dashnor Kokonozi

Nga Dashnor Kokonozi

Mësoj se një kriminel me emrin Nordahl Lelandais, përdhunues dhe vrasës fëmijësh, këto ditë është bërë baba i një djali të vogël sa kohë që prej vitesh është dënuar me burgim të përjetshëm.

Këtë e thotë gazeta Le Parisien, të premten, 12 janar, 2024.

Sipas ligjit izolimi me burg nuk mund t’i ndalojë të burgosurit të ruajnë lidhjet me personat jashtë, madje kanë edhe të drejtën e një apartamenti me disa pjesë, për të pritur vizitorët e tyre.

Qëkurse është i dënuar me burgim të përjetshëm për krime të neveritshme Lelandais ka marrë vazhdimisht letra nga gra të ndryshme, të cilat me kohë vijnë dhe e vizitojnë në burg.

Kjo është pjesë e të drejtave të burgosurve. Këtë gjithkush e kupton, ajo që mbetet e vështirë për t’u kuptuar është motivimi i atyre grave dhe vajzave që krijojnë dhe ruajnë të tilla marrëdhënie me kriminelë që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Se nuk janë pak të tilla që nuk e kanë njohur kurrë dhe që vijnë e takojnë në burgun e sigurisë së lartë. Madje, para disa kohësh, ai u kap duke përdhunuar njërën prej tyre që kishte ardhur « të krijonte njohje ».

Edhe ajo me të cilën tani ka një fëmijë, e njohu nga letërkëmbimi.

Personalisht, nuk dua fare t’i gjykoj këto gra e vajza. Por nuk më mungon dëshira t’i kuptoj motivet e tyre psikologjike, moralë e afektivë kur krijojnë lidhje me të tilla monstra, që nuk kanë patur dhe nuk kanë shprehur as edhe një keqardhje kur kanë përdhunuar dhe mbytur fëmijë të vegjël.

Duke qenë dikush pas hekurave, kjo lë te kuptohet se ato nuk e kanë zgjedhur thjesht si mashkull, si objekt seksual. Janë të lira dhe si te tilla kanë të gjitha mundësitë të gjejnë disa në ditë.

Duke zgjedhur një burrë pas hekurave, kjo ndryshon gjithçka.

Mbase në jetën e tyre kanë vuajtur faktin se kurrë nuk kanë patur një burrë « krejt për vete »?

Një mashkull (se nuk bëhet fjalë për burrë) me të cilin të mbajë një marrëdhënie të caktuar, të kenë edhe fëmijë me të dhe pastaj kur ato të largohen, atë ta ruajë një batalion i tërë policësh i paguar nga shteti? 

Vërtet e vështirë të kuptosh se çfarë ndodh në mendjen e një gruaje.

ObserverKult


at zef pllumi

Lexo edhe:

AT ZEF PLLUMI: ANDRRA IME

Nga At Zef Pllumi

S’asht fjala për andrrat që shofim na n’gjumë:
sa pamje shpartalle, skelete pa brumë.
Flluska sapuni me shkumbë.
Kam fjalen për andrrat-dishire gjatë dite,
që t’hedhin n’mendime vite me vite.
Nji send un e dij:
se njerzit ket andërr m’a quejn: utopi!

Mbarë token e due, si fushen, si malet
livadh të qëndisun me lulet e lajlet,
ku delet t’kullosin të qeta, pa frigë
nga bishat e egra s’i gjenë ndoj e ligë;
ku bleta zukatse t’bajnë mjaltin nder hoje
që njerzt t’ambelsohen goje për goje.

Due ajrin e pastër, pa tym e pa mjegull,
ku syni t’shikoje gjithshkafen me rregull:
ku n’qiellin e kaltër t’ket pëllumba perherë
pa ju versulë flakurim ndoj skifter.
Due njerzit, due popujt bashkuemun unji
Me ‘i sundimtare mbretneshë: dashni!

Ket andërr ka pa shumëkush para meje
n’epokat e tjera, çdo komb e çdo feje.
Dhe prap un e dij:
Se u vunë vulën e zezë: utopi!…

Arsyeja dhe zemra njerzore,
që n’kohnat e lashta antike,
andrruene për nji:
“Republikë platonike”.
-Tiranët gopçarët, t’nji kaste, t’nji dore
mbiemnin ja vunë edhe ksaj:
utopike!

E s’voni n’epokat e reja, pa pra
n’shkreti shungulloi persritun nji za:
“O njerz, ju vllazen jeni të tanë!
Ju t’gjith kët token e keni për Nanë!”
Por mbretent, fisnikët, kalorsat barbar,
Kurr nuk pranuen t’jenë njerzt barabar.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult