Si ndikoi dhe formësoi qytetërimet dhe historinë kripa

Kripa është zbuluar nga njeriu që në vitin 6050 Para Erës Sonë. Dëshmitë, vijnë nga shumë qytetërime të lashta që ekzistonin rreth kësaj periudhe. Kripa u bë pjesë thelbësore e qytetërimit egjiptian dhe atij fenikas, si pjesë e tregtisë së tyre.

Pa dyshim, historia e kripës është një nga historitë më pak të dëgjuara, në mesin e kulturave të njohura për njeriun. Disa hapa mund të shpjegojnë historinë e kripës. Së pari, kafshët krijonin vetë shtigjet e kripës. Nga aty burrat ndiqnin shtigjet, të cilat përfundimisht u bënë rrugë.

Dhe pastaj u ngritën vendbanimet pranë rrugëve dhe kripës.

Në qytetërimet më të hershme, njerëzit do të vendosnin ta përdornin kripën në ushqimin e tyre, por jo në sasi të madhe. Por me kalimin e kohës, kjo filloi të ndryshojë. Ndërsa ushqimi filloi të ndryshonte, sasia e kripës në ushqim do të ndryshonte.

Pasi njerëzit e qytetërimeve të hershme, e kuptuan se kripa mund ta bënte ushqimin më të shijshëm, ata filluan të kërkonin mënyra të tjera për ta siguruar kripën. Nuk do të kalonin shumë kohë përpara se një kulturë, ta kuptonte se mund ta tregonte kripën në këmbim të mallrave të ndryshëm nga një qytetërim tjetër.

Prandaj, për shekuj me rradhë pas kësaj, kulturat e lashta e përdorën kripën për tregtinë e tyre. Në fakt, nga Maroku në jug të Saharës deri në Timbuktu, është një nga rrugët më të njohura të tregtisë së kripës që njihen sot. Qytetërimet e lashta greke, do të merrnin kripë nga qytetërimi i lashtë egjiptian.

Qindra anije do të lundronin në Detin Mesdhe, duke transportuar kripë nga një zonë në tjetrën. Historiani grek i lashtë, Herodoti, flet për një nga shumë rrugët tregtare që bashkuan oazet e kripës në shkretëtirën libiane. Një figurë tjetër historike, Marko Polo, thuhet se u kthye në Itali nga aventurat e tij nga Kinë në vitin 1295, me historitë rreth kripës dhe vlerës së saj në zona të tjera të botës.

Kripa kishte kaq shumë vlerë rreth shekullit VI para Krishtit, saqë qytetërimi që ishte i pasur

me kripë, ishte në gjendje ta shiste atë në këmbim të arit. Amoles, siç e quanin kripën banorët e Abisinisë, ishin jashtëzakonisht të pasura me kripë, dhe mund ti shkëmbenin me pasuri të tjera të mahnitshme si ari.

Kripa në Abisini, nxirrej nga pllakat shkëmbore të cilat ishin rreth 25 cm të gjatë, dhe deri në 5 cm të trasha. Abisinia do të tregonte kripën e vet me zona të tilla si Afrika Qendrore. Kripa nihnmoi në zhvillimin e botës së lashtë. Në fakt, në Republikën e Hershme Romake, një nga arsyet kryesore pse romakët filluan të ndërtonin rrugët në zonën e tyre, kishte të bënin me transportimin më të thjeshtë të kripës drejt kryeqytetit romak.

Duke filluar nga Republika e vonë romake, dhe deri në fund të Mesjetës, njerëzit udhëtuan nëpër rrugët e kripës për të shkuar tek fiset gjermanike. Devetë do të transportonin kripën nga Sahara për 400 milje drejt Sahelit, ku kripa ishte për skllevërit. Kripa ishte gjithashtu vendimtare për kinezët.

Kripa ka luajtur një rol thelbësor, jo vetëm në rritjen e Kinës, por edhe në historinë e saj ekonomike dhe politike. Kur qeveria kineze kuptoi rolin e kripës, nisi të krijojë politika rreth saj. Kjo bëri që banorët e Kinës të pyesin veten, nëse kripa duhet të kishte ndonjë pjesë në qeveri.

Përveç kësaj, minerali ishte gjithashtu një pjesë e rëndësishme e kulturës kineze. Në fakt, kripa ishte një nga shtatë nevojat e jetës në Kinë. Kur evropianët dhe amerikanët vendas u takuan për herë të parë me njëri-tjetrin në Amerikë, evropianët mësuan se amerikanët vendas e merrnin kripën e detit në Shën Marten.

Kripa vazhdoi të ishte pjesë e mënyrës amerikane të jetesës, teksa filloi të motivonte pionierët në historinë amerikane. Për shkak se disa nga kolonistët amerikanë, e sollën kripën e tyre nga Britania e Madhe, Londra vendosi të ndalë prodhimin e kripës gjatë Revolucionit Amerikan. Britanikët mendonin se nëse ata do t’ua ndalonin kripën kolonëve, këta nuk do të rebeloheshin, pasi kripërat konsideroheshin si tepër të çmuara për kolonistët.

Patenta e parë që mbreti i Britanisë së Madhe i dha kolonëve në SHBA, kishte të bënte me kripën. Kolonizatorit Samuel Uinslou, që ishte nga Kolonia e Gjirit të Masaçusetsit, iu dha për një dekadë e drejta për të nxjerrë kripë sipas metodës së tij. Kur Ljuis dhe Klark udhëtuan nëpër territorin e sapoblerë të Luizianës në fillim të viteve 1800, ata kishin ndërmend kripën.

Ata donin të dinin nëse do të kishte ndonjë kripë rreth rajonit të ri, për tregti dhe fusha të tjera të jetës. Akti i Tokës i vitit 1795, synonte të parandalonte monopolin, ndaj përfshinte një dispozitë për rezervatet e kripës.

Megjithatë, ky nuk ishte akti i vetëm në histori që përfshinte kripën. Një tjetër akt, ishte një traktat midis shtetit të Nju Jorkut dhe fisit indian Onondaga. Ky traktat ishte i nevojshëm, për shkak se shteti i Nju Jorkut kishte pasur gjithnjë kripën si një pjesë të rëndësishme të historisë dhe ekonomisë së tij.

Në krye të kësaj, ishte qyteti i Sirakuzës, i cili ndodhet në Nju Jork, dhe që njihet ndryshe si Salt City (Qyteti i Kripës). Pastaj është Kanali Erie, që u përdor kryesisht për të transportuar kripë. Kripa kishte një rol vendimtar në Luftën Civile Amerikane. Gjatë luftës, të dyja palët ndërluftuese e dinin se sa e rëndësishme ishte kripa. Prandaj, ato u përpoqën të mposhtnin njëri-tjetrin, për të fituar kontrollin e zonave ku kishte miniera kripe.

Kripa pati një rol të rëndësishëm në të gjitha luftërat para mesit të viteve 1800. Gjatë Revolucionit Amerikan, forcat britanike do të përpiqeshin të shtinin në dorë linjën e furnizimit me kripë të kundërshtarëve. Gjatë luftës revolucionare raportohet për vdekje të trupave, për shkak se nuk kishin kripë të mjaftueshme për të kuruar plagët e tyre.

HistoryCollection – Bota.al

ObserverKult