Si ndikojnë filmat horror në shëndetin e fëmijëve

Prindër, të gjithë e dini se vjen momenti që fëmijët ‘negociojnë’ me ju për të bërë gjëra jashtë kufijve që u takojnë. Janë disa pyetje të zakonshme qe ju vijnë nga fëmijët si:
A mund ta kem një smartphone? Jo?! Pse jo? Kur mund ta kem? U lodha duke parë Ben Ten, a mund të shoh The Simpson? Po The Family Guy? Po The Game of Thrones? Jo?! Pse jo?! Kur mund ti shoh?!
Më pas vijnë pyetjet me të cilat tentojnë t’ju zënë në kurth: Ti e le vëllain (më të madh) ta shikonte atë film, unë pse jo? Të gjithë shokët e mi e kanë parë atë film, ti pse nuk më lejon?
Ti madje e ke parë atë film, kur ke qenë më i vogël se unë, unë pse mos ta shoh?
Unë pash X fillm që ishte më i frikshëm se ky, këtë pse mos ta shoh?!

Tani që jemi në periudhën para Halloween-it, fëmijët kanë përgatitur kostumet e tyre të frikshme. Gjithashtu, mezi presin elementin kryesor të kësaj feste, që është filmin e frikshëm. Shumë prej jush mund të mendoni që shikimi i një filmi të frikshëm do të jetë argëtues për gjithë familjen, pasi në fund të fundit është thjesht aktrim, apo jo?
Qëllimi i shikimit të filmave të frikshëm është që të trembemi. Pra, një pjesë e
kësaj frike përjetohet si një lloj kënaqësie. Sidoqoftë, psikologët paralajmërojnë se kjo formë e argëtimit mund të çojë në një sulm të fortë adrenaline dhe çdo fëmijë mund ta përjetojë ndryshe.
Truri i tyre nuk është në gjendje të përpunojë imazhe kërcënuese dhe shqetësuese. Mund të reagojnë menjëherë pas stimujve që vijnë nga ekrani si dridhje ose shpërthime në lot. Ndikimi mund të reflektohet në net pa gjumë, makthe, humbje oreksi etj.
Nuk është e pazakontë që të shohësh të rritur që kanë frikë nga kllounët. Kjo vjen si pasojë e një traume që mund të kenë kaluar, pasi kanë parë një film të frikshëm me klloun në moshë të
vogël. Pra, ky ndikim negativ emocional mund të mbetet me vite në jetën e fëmijës. Sa më i vogël të jetë fëmija kur sheh një film horror, aq më afatgjata do të jenë efektet.
Në vend të një filmi të frikshëm gjatë mbrëmjes së Halloween-it, ju mund të vishni të gjithë kostume të frikshme dhe të organizoni lojëra më pak të frikshme, ku të mbizotërojë kënaqësia dhe jo frika.
Imagjinata e tyre aktive duhet të inkurajohet përmes ushtrimeve dhe lojërave krijuese dhe të shëndetshme./lapsi.al