Na ka tërhequr vëmendjen një informacion historik, që ka lëshuar në fillim të këtij muaji drejtoria rajonale e kulturës së qarkut Berat. Janë dy foto ilustrative, në fakt historike, që dëshmojnë dy pamje të kundërta. Njëra është foto e vitit 1940, ku shfaqet një urë e jashtëzakonshme e vlerësuar si ndërtim inxhinierik. Bëhet fjalë për Urën e Zabërzanit apo Hambullit, por që sot e kemi trashëguar si Rrënojat e Urës në qytetin e Çorovodës. Me këtë emër është shënuar në listën e monumenteve të qytetit të Beratit, dhe pse është vlerësuar nga specialistët si monument i kategorisë së parë. Fotoja tjetër dëshmon urën e munguar, dhe rrënojat pothuaj janë inekzistence.
Kur vendi doli nga “lufta” e ’97-ës raportimet e para mbi monumentet e dëmtuara u bënë vetëm pas viteve 2000. Askush nuk jepte shifra në atë kohë se sa mund të ishin shkatërruar nga vetë shqiptarët. Me shumë vështirësi u arrit të nxirrej një shifër, afërsisht mbi 2500 momente të shkatërruara. Kjo shifër ende mbahet në këmbë, pra nuk ka lëvizur nga ulja e saj, gjë që po flitet për rivitalitet, rehabilitim, restaurimin etj. Është e njëjta shifër që del para syve sa herë do flitet për projekte gjigande, madhore kur fjala vjen për t’u thithur fonde nga jashtë, organizma të ndjeshme ndërkombëtare për kulturën e trashëgimisë.
Na ka tërhequr vëmendjen një informacion historik, që ka lëshuar në fillim të këtij muaji drejtoria rajonale e kulturës së qarkut Berat. Janë dy foto ilustrative, në fakt historike, që dëshmojnë dy pamje të kundërta. Njëra është foto e vitit 1940, ku shfaqet një urë e jashtëzakonshme e vlerësuar si ndërtim inxhinierik. Bëhet fjalë për Urën e Zabërzanit apo Hambullit, por që sot e kemi trashëguar si Rrënojat e Urës në qytetin e Çorovodës. Me këtë emër është shënuar në listën e monumenteve të qytetit të Beratit, dhe pse është vlerësuar nga specialistët si monument i kategorisë së parë. Fotoja tjetër dëshmon urën e munguar, dhe rrënojat pothuaj janë inekzistence.
Kjo Urë sot nuk ekziston më. Informacioni i ardhur tregon se Ura është shkatërruar në luftën Italo-Greke, po në vitin 1940. Më pas, nuk është marrë mundimi për ta rindërtuar, por i është vënë tabela duke u shpallur “monument kulture” e kategorisë së parë, me emërtimin “Rrënojat e urës në qytetin e Çorovodës”, sipas një urdhërese të Ministrisë së Arsmit, dt.08.01.1977.
Siç mund të shihet edhe nga faksimile, në raportimin e listës së monumenteve të qarkut të Beratit, Ura apo më mirë, së paku rrënojat janë shënuar. Por sot nuk ka më asgjë.
Njoftimin e bën Drejtoria Rajonale e Kulturës së Beratit, në fillim të këtij muaji, duke shërbyer me paraqitjen e dy fotove, kur Ura ishte e plotë. Njoftimi është: “Rrënojat e urës në qytetin e Çorovodës” Nga afërsia e vendit ku ndodhej ajo quhej Ura e Zabërzanit apo e Hambullit. Ura është shkatërruar në luftën Italo-Greke po në vitin 1940.
Më pas rrënoja e kësaj ure u shpall “monument kulture” kategoria e I-rë me emërtimin: “Rrënojat e urës në qytetin e Çorovodës” me një Urdhëresë të Ministrisë së Arsimit e Kulturës dt.08.01.1977. Sot ky ndërtim inxhinierik mbi lumin Osum nuk ekziston – referuar monografisë “Monumentet e Skraparit””.
Në Çorovodë një tjetër urë me rëndësi monumentale është dhe e Kasabashi, vlerësuar si një nga monumentet më të rëndësishëm të qarkut të Beratit në gjininë e ndërtimeve inxhinierike. Restaurim i saj u bë vjet, dhe hyn si urë në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese.
Nëpër këtë monument kalonte rruga e karvaneve Berat-Skrapar-Korçë. Mendohet që ura të jetë një vepër e arkitekt Kasëmit nga fshati Grëmsh, kjo mund të hamendësohet edhe nga emërtimi i urës (Kasabash-mjeshtër Kaso-Kasëmi). Ura e Kasabashit nga teknika e ndërtimit duhet t’i përkasë shekullit XVII. Struktura gjeografike e vendit, si duket ka zotëruar fantazinë e mjeshtrave të ndërtimit duke e shndërruar në një zonë të pasur me ura, me histori, pasi aty kalon lumi Osum, e në veçanti lumi i Çorovodës më të vogël rrjedh edhe nëpër qytet dhe gojët në lumin Osum. Pesë km në verilindje të Çorovodës formon kanionin e Gradecit. Në një nga shkëmbinjtë e saj gjendet gropa më e madhe e Shqipërisë me emrin “Pirogosh”. Thuhet se dy mbretër, Piro dhe Goshi, e quajtën atë. Disa arkeologë besojnë se Çorovodë mund të jetë qyteti më i vjetër në Shqipëri. Ata kanë gjetur rrënojat e disa kishave dhe një kështjellë të varrosur në Prishtë që mund të jetë më e lashtë sesa Kalaja e Beratit.
Luftrat sigurisht që Shqipërisë i kanë marrë e zhdukur mjaft monumente. E njëjta papërgjegjëshmëri është përndjekur dhe në kohë paqeje, duke u lënë në harresë apo zhdukur nga faqja e dheut, e të tjera duke i tjetërsuar natyrën, origjinalitetin arkitekturor, në jo pak raste të denocuar. Qyteti i mbrojtur nga UNESCO, është një nga destinacionet kryesore për tu vizituar në Shqipëri nga të huajt./standard.al