“Si sot, 16 vite më parë humba nënën”, Rozana Radi e shokuar nga video e Megi Pojanit: Ti nuk je mirë mendërisht…

Video e moderatores Megi Pojani te varri i stërgjyshes së saj së fundmi ka sjellë reagime të forta jo vetëm nga ndjekësit, por edhe nga figura të njohura të shoubizit.

E shokuar nga këto pamje ku moderatorja shihet teksa dredh të pasmet dhe tallet mbi varrin e familjares së saj, ka reaguar edhe këngëtarja Rozana Radi.

Këngëtarja tregon se si sot 16 vite më parë ka humbur nënën dhe kjo video e Megit e ka tronditur.

Madje Rozana thotë se moderatorja nuk është mirë mendërisht. Sipas saj një person me mendje të kthjellët dhe me një arsye të fortë nuk i bën këto veprime.

“Nuk ka qenë një ditë e mirë sepse si sot para 16 vitesh kam humbur nënën në një moshë relativisht të re. Ndërkohë sot shikoj në rrjete një video të shëmtuar të Megi Pojanit në varreza. Më ka shokuar, më ka lënë pa fjalë.

Nuk e di se çfarë është në gjendje njeriu të bëjë për pak famë, nuk e kuptoj dhe nuk e arsyetoj dot këtë video.

Nuk gjej fjalë, mo Megi Pojani të ruajt Zoti mendt e kokës sepse mendoj se ti nuk je mirë mendërisht, ti ke probleme”, dëgjohet të thotë Rozana./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

ROZANA RADI: MOS POSTONI VARRET E FAMILJARËVE NË RRJETET SOCIALE, MBAJINI NË ZEMËR KUJTIMET

Rozana Radi ka spikatur gjithmonë për reagimet e saj të drejtpërdrejta. Ajo nuk nguron që të flasë në rrjetet sociale për çështjet që e shqetësojnë.

Së fundmi, ajo ka bërë thirrje për të gjithë ata që publikojnë varre të familjarëve. Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka kërkuar mos ta bëjnë më. Kjo pasi që sipas saj, ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë.

“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult