“Si të t’harroj”, poezi nga Timo Flloko- lexon Leka Sefla (video)

Si të të harroj,
Kur s`të harroj dot,
Për atë Zot!

Si të të harroj,
Frymë pa ty të marr,
Në këtë botë!

Si të të harroj,
Kur koha s`bën sens,
Një çast pa ty!

Si të të harroj,
Kur jeta përreth,
Të mbyt me vetmi?

Si të të harroj,
Kur të shenjtë të kam,
Mbi çdo gjë në botë…

Si të të harroj,
Kur, pa ty, dyshoj,
Ka apo s`ka Zot?!

ObserverKult


Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: ÇUDI, SI MUND TË TË KEM DASHUR

ObserverKult