Një histori suksesi nga Londra me koreografin dhe këshilluesin e artistëve, Tomorr Kokona. Vendimi për t’u arratisur nga Shqipëria me 100 dollarë në xhep, rrugëtimi i vështirë dhe suksesi sot në Angli me hapjen e një Akademie Arti në kërkim të talenteve të reja.
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ishte Tomorr Kokona, Konsulenti i biznesit dhe koreografi i njohur që jeton në Londër.
”Largimi im nga Shqipëria ishte kur gjatë një turneu me Ansamblin shtetëror drejt jugut të Spanjës në vitin 1991, atëherë vendosa që të mos kthehesha më në Shqipëri”, e nis kështu intervistën koreografi i njohur.
Në orën 3 të mëngjesit ai doli nga hoteli ku ishin të akomoduar dhe nuk u rikthye me grupin në Shqipëri. “Kur mbërrita në Spanjë për herë të parë nisa një jetë të re plot sfida dhe sakrifica” tha Tomorri.
Më pas jeta e Tomorrit u zhvendos në Angli, ku vendosi të emigronte në vitin 1994. Atje nisi studimet dhe angazhime profesionale në fushën e baletit dhe artit.
”Anglia më dha mundësinë që të nis studimet profesionale në fushën e artit dhe të kërkimit të talenteve të reja, duke themeluar kështu Akademinë e talenteve, së bashku me bashkëshorten time pianiste” theksoi ai.
Sot ai është një menaxher i suksesshëm në Londër dhe konsulent biznesi në industrinë e artit. Së fundmi ai ka botuar dhe një libër që jep këshilla biznesi për të qenë të suksesshëm në fushën e menaxhimi të artit dhe talenteve të reja.
Tomorr Kokona gjatë karrierës së tij të gjatë në Shqipëri ka qenë dhe asistent i koreografit Panajot Kanaçi.
Ish-balerini solist dhe koreograf që jeton dhe punon në Londër prej më shumë se 20 vitesh, sot është shumë optimist për numrin e talenteve shqiptar të shpërndarë në Angli dhe jo vetëm.
”Mendoj se ne kemi shumë talente që jetojnë në të gjithë botën. Gjithashtu mendoj që kanë nevojë për një këshilltar dhe menaxher për një lidhje mes artit dhe biznesit”, u shpreh ai
Aktualisht Tomorri merret me këshillimin dhe menaxhimin e artistëvë të rinj që duan të promovohen në botën e spektaklit.
Së bashku me bashkëshorten kanë qenë dhe janë dy profesionistë që njihen shumë në fushën e spektakleve artistike./shqiptarja.com
ObserverKult
Lexo edhe:
“PAGANINI” DO TË NGJITET NË TEATRIN E GJENOVËS, ME FUSTANELLËN SHQIPTARE
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka qenë e pranishme në ambientet e Shkollës së Baletit, ku ka ndjekur një pjesë të koreografisë së përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle. Këta nxënës së shpejti do të ngjiten në skenën e teatrit të Gjenovës.
“Fat të takoja sot në Tiranë balerinin dhe koreografin e famshëm Patrick de Bana, por edhe më me fat të ndiqja një pjesë me koreografinë e tij të interpretuar nga nxënësit e talentuar të Shkollës së Baletit”, shkruan në një postim në rrjetet sociale, ministrja Margariti.
“Paganini” është një vepër e re që do të ngjitet në skenën e teatrit të Gjenovës. Kjo vepër do të interpretohet nga të rinjtë tanë, veshur me fustanellat e bardha.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult