Ishte korriku i vitit të largët 1983 kur do të krijohej një formacion shkodran i quajtur “Karajfilat që ka Shkodra”, një grup me zëra brilantë që do të pushtonin shpejt zemrat e shkodranëve dhe jo vetëm.
Kanë kaluar vite nga krijimi i këtij grupi me një histori 40-vjeçare por anëtari i saj Ruzhdi Çekaj e kujton mjaft mirë atë moment kur grupi “Karajfilat që ka Shkodra” do të niste të merrte jetë.
Veç sukseseve grupi është përballur edhe me momente të vështira, madje për disa vite ai thuajse nuk ekzistonte.
Ruzhdi Çekaj kujton çastin kur u rimor iniciativa për të rikrijuar grupin pas shpërbërjes së tij. “Karajfilat në atë kohë ishin gjëkundi. Ajo ka qenë spuntoja, e nisjes, në bashkëpunim me shokët”, tha Çekaj.
Tre vitet e fundit ishin të vështira për grupin ikonik “Karajfilat që ka Shkodra”. “Fatkeqësisht, në dy vite kanë humbur jetën 2 pjesëtarë të grupit”, shprehet ai.
Përtej vështirësive ky grup emblematik i qytetit i ka dhënë shumë muzikës shkodrane në këto 40 vite.
Sot grupi “Karajfilat që ka Shkodra” jehon sërish edhe me pjesëtarë të tjerë të tij që vazhdojnë të ruajnë fort një traditë të nisur këtu e 40 vite më parë./rtsh
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKODRA – DASHNORJA E SHEKUJVE -NË TRI POEZI TË FREDERIK RRESHPJES
Nga Sadedin Mezuraj
Shkodra në optikën poetike të Rreshpjes nuk është thjesht vendlindja e poetit. Qyteti nuk është thjesht hapësira urbane, arkitektura materiale por edhe një palimpsest ku janë shtresëzuar koha historike, mitet, legjendat, kujtimet personale, e shkuara dhe e tashmja. Qyteti është një gjendje mendore dhe në çdo rikthim poeti zbulon pamjet dhe përjetimet e tij shpirtërore.
1.
Poezia e parë (Në këtë qytet – me shënimin: Për Shkodrën ku kam lindur) është shkruar para viteve 90 por edhe pa e ditur këtë fakt, koha ka lënë gjurmët e saj në trupin e poezisë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult