Fotografi e rrallë: Si u prit në Shqipëri e fejuara e mbretit Zog më 1938?

“Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 5 shkurtit 1938, dy fotografi të rralla të mbretëreshës Geraldinë dhe mbretit Zog, asokohe të fejuar, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Në Tiranë, kontesha hungareze Geraldina Apponyi, e fejuara e mbretit Zog të Shqipërisë, u prit në mënyrë madhështore nga populli i saj i ardhshëm.
Vajza e re, 22-vjeçare, është e bija e kontit Apponyi. Ja ku duket (foto) gjatë arritjes në Tiranë. 

Më poshtë (foto), mbreti Zog paraqitet në disa momente përballë kamerave para se t’i bashkohet të fejuarës së tij.

——————————————————————————

LEXO EDHE: ÇFARË I PROPOZOI MBRETI ZOG FAN NOLIT NË SHQIPËRI?

“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të shtunën e 2 prillit 1938, në faqen n°3, një shkrim. Në lidhje me qëllimin kryesor të udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë. Të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë

“Londër, 1 prill. – Mësojmë se qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë. Nuk ishte vetëm dëshira për të studiuar jetën në Shtetet e Bashkuara. Apo për të bërë disa blerje. Por për të gjetur mënyrën sesi të lehtësohej pajtimi i mbretit të Shqipërisë me peshkopin Fan Stilian Noli, i cili ishte kreu i Kishës së Krishterë në Shqipëri dhe Kryeministër. Para kryengritjes së mbretit të ri, i cili detyroi prelatin të largohej dhe të nisej në Amerikë ku ai u bë shpejt udhëheqësi i të krishterëve shqiptarë që janë mjaft të shumtë në zonën e Bostonit.

Peshkopi Fan Stilian Noli, i diplomuar në Universitetin e Harvardit. I cili ka studiuar në Londër dhe Paris, është një njeri i shquar, me të cilin, mbreti Zog synon të bashkëpunojë.

Duhet të besojmë se diplomacia e tri princeshave ka qenë e efektshme. Sepse tashmë është njoftuar se prelati synon të kthehet në vendin e tij. Ku ai do të marrë drejtimin e universitetit të ri të Tiranës, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër.”

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU