Si u vodh vepra e Sabiha Kasimatit pas pushkatimit të saj, kush doktoroi duke e përvetësuar punimin

Sabiha Kasimati ka qenë ihtiologia e parë shqiptare. Një shkencë e vështirë, por njëkohësisht e domosdoshme dhe e re për Shqipërinë në vitet ‘40.
E para që studionte faunën e ujërave të ëmbla dhe kishte eksperimentuar deri te kryqëzimet embrionale të peshqve. Madje ajo ishte e para që kishte bërë edhe universitetin në një degë që deri atëherë nuk kishte studiuar asnjë shqiptar, Ihtiologji.

Në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit te Torinos, ku ajo studionte i kërkuan të qëndronte për të punuar, sepse ishte diplomuar shkëlqyer dhe u dallua për zotësi e aftësi të veçanta shkencore. Por Sabihaja u kthye ne atdhe, pa e ditur se e priste martirizimi.

Një pjesë e veprës së Sabiha Kasimatit ka mbetur në arkiva dhe pjesa tjetër që është përdorur për studime shkencore është ribotuar, por e përvetësuar nga persona të tjerë.

Në vitin 1955, shteti komunist ribotoi veprën e dr.Sabiha Kasimatit, jo me emrin e saj, por me emrat e rusit Anatolij Poljakov dhe të dy studiuesve fillestarë: Ndoc Filipit dhe Ndoc Rakajt.

Është e kuptueshme se pas pushkatimit, vepra e Sabiha Kasimatit që i kushtoi asaj 10 vjet studime nuk mund të flakej nga diktatura sepse ishte e dobishme për ekonominë dhe shkencën shqiptare.

por asaj iu mohua pronësia mbi veprën, emri. Zbulimet e saj shkencore u përvetësuan nga emra të tjerë. Cilët ishin autorët dhe në cilat kushte iu grabit krijimtaria shkencëtares së talentuar Sabiha Kasimati?

Studiuesi Uran Butka, ish i dënuar politik i pyetur nga “Shqiptarja.com” kohë më parë tha se u veprua në këtë mënyrë.

“Vepra e Kasimatit i duhej shkencës shqiptare dhe universiteteve. Ndaj për ta maskuar librin akademikët i vunë si emër të parë emrin e një rusi anonim, Anatolij Poljakov, i cili nuk ekzistonte dhe emrat e dy autorëve shqiptarë, qe sapo kishin nisur të bënin kërkime shkencore, Ndoc Rakaj e Ndoc Filipi,

Dy të fundit me këtë vepër morën edhe tituj e doktorata dhe vijuan ngjitjen në karrierë në veprimtarinë e tyre pedagogjike dhe shkencore”, ka deklaruar Butka.

ObserverKult

Lexo edhe:

ÇASTET E FUNDIT TË SABIHA KASIMATIT, JA FJALËT QË I THA…

… Diti Biçaku sapo i kishte mbushur 25. Natën e 26 shkurtit të vitit 1951, e pa veten pas hekurave të burgut të Tiranës, midis grupit të të arrestuarve për bombën e Ambasadës ruse. 

Ishte një vajzë e re. Iu burgosen ëndrrat ë kampet e tmerrshme të dikta turës komuniste. Një ndër momentet më të vështira do të mbetej ndarja me miken e saj të ditëve të vështira. Me intelektualen e shquar Sabiha Kasimati.

Pak çaste para se Sabiha të pushkatohej, të fundit dorë që shtrëngoi në këtë botë, ishte dora e Ditit. Kur xhelatët komuniste erdhën për ta marrë, Sabihaja tentoi të kundërshtonte. Nuk donte të ndahej nga Diti se kishte frikë për të. Kishte frikë ta linte vetëm.

Sabihaja ndoshta nuk e dinte se, ky do të ishte takimi i fundit me të

Nuk e dinte pse Diti po qëndronte ende brenda hekurave të burgut të ftohtë e pse ajo po largohej prej andej. Sabihaja ndoshta nuk e dinte se, ky do të ishte takimi i fundit me të/ Se kurrë më nuk do ta shihte miken e saj të ngushtë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

FREDERIK RRESHPJA: AH… KUR TË VISH TI, UNË DO TË JEM TRETUR…

Kështu çdo natë pres ty si skllav;
Rri e vështroj yjet si ngrejnë statuja
Mbi pirgjet e kështjellave që vizatojnë errësirën.

Kështu çdo natë zbresin nga drurët perënditë ilire
Me tunikat e prera nga mjegullat e lashta
Dhe lulekumonat si për mort tingëllojnë.

Dhe, është një zog i zi që mallkon
Me zërin e baladave të përgjakura.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult