Në ditën e nxehtë të 31 gushtit 1943, një njësit atentatorësh prej 6-7 personash qëllojnë për vdekje në derën e xhamisë së Saukut, teologun dhe klerikun e njohur, hoxhë Selim Brahjën.
Nuk ishin naz istët që eleminuan klerikun, por një njësit i përbërë nga atentatorë të Çetës së Pezës. Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi plumbat i kishin marrë jetën jo vetëm një kundërshtari komunist, por atdhetarit që kaloi në burgjet e vendit edhe nga fas histët. Ky krim kishte motive të qarta politike dhe ishte sinjal që terrori komunist eliminoi kundërshtarët e tij edhe gjatë kohës së luftës, ende pa marrë pushtetin.
Hoxhë Selim Brahja njihej gjerësisht në radhët e intelektualëve kryeqytetas dhe ishte nismëtar i hapjes së shkollës së parë në Sauk të Tiranës në vitin 1916. Ndërkohë i ati, Ramazan Brahja qe pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 26 nëntor 1912 në Tiranë.
Vetë Selim Brahja kishte përfunduar studimet për teologji në Stamboll dhe menjëherë pas kthimit, nisi aktivitetin atdhetar në përhapjen e shkollave dhe shtrirjen e besimit.
Gjatë pushtimit italian, ai u dënua me burg sepse në shtëpinë e tij priste nacionalistë dhe partizanë që luftonin për lirinë, mbante dhe ushqente të plagosur dhe ndihmonte luftën. Për më shumë, djali i tij Isufi, ishte partizan.
Duke nuhatur atë çfarë po ngjizej në vend, ardhjen e komunistëve në pushtet menjëherë pas luftës, Brahja ishte ndër delegatët e zgjedhur të Tiranës që morën pjesë në Konferencën e Mukjes në datat 1-2 gusht 1943. Por nuk zgjati shumë dhe në listën e personave që duhet të eleminoheshin edhe edhe hoxhë Selim Brahja.
Atentatorët në mënyrë demonstrative e ekzekutojnë me disa plumba në shkallët e xhamisë dhe arrijnë të largohen me vështirësi, pasi pati të shtëna me armë si nga familjarët ashtu edhe banorët e zonës për të marrë hak ndaj vrasjes së Brahjes.
Pak më vonë, mësojnë se urdhri për ekzekutimin e tij ishte dhënë nga drejtuesit e Partisë Komuniste, të cilët kishin përcaktuar edhe atentatorët e Çetës së Pezës për të ekzekutuar Selim Brahjën, klerikun e njohur që vinte nga një familje e shquar patriotike./kujto.al
Lexo edhe: