Vajza e Jup Kastratit, Fatmira rrëfeu në “Pas Mesnatë”, amanetin e babait të saj. Ajo tregon se gjithcka ishte lënë prej tij me shkrim por edhe e regjistruar më pas me video, ndërsa thotë se gjithmonë ka patur orientim për arkivin e babait të saj.
“Unë për arkivin e babit, kam patur gjithmonë orientim. Në librin që shkruan profesor, Begzad Baliu në shtator 2023, kur babai u nda nga jeta, ai erdhi te ne dhe ndenji për dy javë në Shkodër. Për çdo material që do të merrej isha unë ajo që ia jepja dhe profesor Baliu shkruan në këtë artikull, që në labirinthet e arkivës personale të profesor Kastratit ishte vetëm e bija e tij, Mira që dinte të orientohej.
Babi në testamentin e tij, që e la që në vitin 1996, lë edhe porositë me shkrim të regjistruara edhe me video, në dhjetor 1998 dhe më pas kur të çelet testamenti, e ka lënë të shkruar që arkiva personale e imja do të hapet vetëm në 100-vjetorin tim. Edhe veprat, epistolaret, veprat dorëshkrim, etj do të bëheshin vetëm në 100-vjetorin e tij. Në lidhje me epistolaret e ka lënë të regjistruar: letrat e mia nuk do të preken, nuk do të korrigjohen, nuk do ndryshohen, shpjegimet tuaja do i bëni me fusnota poshtë.” rrëfen ajo.
“Në 1955 ishte përvjetori i botimit të ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, i takonte 400-vjetori i tij. Në atë kohë ishte krijuar Instituti i Shkencave dhe At Justin Rrota do të përgatiste një kumtese, meqë nuk kishte kohë, dhe kjo del nga letërkëmbimi me profesor Kastratin, shkruan kujtimet e veta se si nxjerr dhe sjell në Shqipëri tri kopjet e para ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut dhe kjo është një pjesë përbërëse e këtij epistolari, dhe meqë profesor Kastrati i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe At Justin Rrotës, përshkrimi që bën ai në mënyrë të përsosur tregon të gjithë rrugën që ai ka bërë për të sjellë këto kopje, është një gjë shumë e bukur.”/abcnews.al
ObserverKult
Videon me intervistën mund ta shihni duke klikuar më poshtë:
Lexo edhe:
JUP KASTRATI DHE REXHEP QOSJA: MONUMENTE TË KULTURËS KOMBËTARE