Në rubrikën “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj në News24 u trajtua historia madhështore e Krujës, të shpallur “qytet hero” në kohën e Gjergj Kastriot Skënderbeut
Kruja njihet si një qytet madheshtor me një popullësi reth 20.000 banor, si ish-kryeqytet i Shqipërise ajo u bë e njohur që në kohën e GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUT.
Në prillin e vitit 1450 kështjella e Krujës rezistoi për rreth pesë muaj sulmesh nga turqit, duke u hakmarrë kështu me të gjithë boten e krishter,nga vete fakti se popullsia e asaj kohe ishte shumica e krishtere.
Emri i qytetit, ka prejardhjen nga fjala “Krua”, për vetë faktin se duke qenë në faqen e një mali të pasur me ujë të freskët, ajo është plot me të tillë.
Por Kruja merr një tjetër dimension, pasi është një qytet me vende mjaft të bukur, një nga këto është Kështjella, brenda të cilës gjendet muzeu kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu, por edhe ai etnografik.
Kështjella është ndërtuar ne shekullin 4-5 pas lindjes së Krishtit. Në fund të shekullit të XII kështjella mori formën e kompletuar, duke u bërë kështu qendqr guarnicioni për bizantët. Si qendër për Skënderbeun dhe e rezistencës kundër turqve otoman, ajo u bë një nga qytetet më të njohur në Evropën mesjetare.
Nga ana tjetër sipas dokumenteve pazari është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, në vitin 1959 ngrihet në Krujë monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar, i cili i dha emrin qytetit. Pak vite më vonë, më 1968, Kruja merr nga shteti i asaj kohe emërtimin qytet-hero. Por banorët e këtij qyteti historik rrëfejnë ëmbël historinë dhe ngjarjet për të cilat është dhe po flitet edhe në botë.
Duket sikur hyjmë në një mbretëri e cila ka vetëm një pamje, atë të figures burrërore Gjergj Kastriot Skenderbeu. Madhështor ngrihen muret e Kalasë, e cila në shekuj i ka rezistuar pushtuesve barbarë. Në sheshin e saj të gurtë janë gjetur varre ilire të datuara nga shekulli i IV, ndonëse e banuar në shekullin e IV dhe të V. E vendosur mbi një shpat mali, me një pamje mjaft të bukur drejt perëndimit në detin Adriatik,kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-të dhe ka formë eliptike.
Muzeu Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu është në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Muzeu u ndërtua në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të Arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV. Brenda muzeut janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.
Ajo që e bënë të veçantë si qytet është tradita dhe kultura që kanë ruajtur këta qytetar të Krujës, aroma kundërmuese e ushqimeve tradicionale është përhapur kudo, nëpërmjet rezoranteve që e përbëjnë këtë kala. Tradita vazhdon të ruhet me fanatizëm. Këtë e dëshmojnë dhe objektet e vjetëra, siç është shtëpia e Toptanasve, e cila ka qenë prone e Ismail Pashë Toptanit, e ndërtuar në vitin 1764 dhe quhej selam-llëk, shtëpi me qoshkë të dale. Dhomat të cilat gjenden brenda kësaj shtëpie kanë vlerë artistike, pasi disa prej mureve janë të patinuar me piktura të stilit barok dhe arabesk. Tavanet dërrasë me dekoracione në qëndër të tyre i japin nje tjetër veçanti kësaj banese e cila është po aq e veçantë sa edhe hershmëria e saj.
Kruja mbetet një prej qyteteve më historike të Shqipërisë. Rëndësia e Krujës lidhet me veprën dhe aktivitetin 25 vjeçar të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) i cili, gjatë periudhës së mesjetës në shek. e XVI e shndërroi Krujën dhe kështjellën e saj në një pikë të papërkulur rezistencë ndaj rrezikut Osman dhe duke e bërë atë të njohur dhe të famshme në të gjitha kancelaritë diplomatike të Evropës.
Shqipëria ka shumë bukuri natyrore, më në fund po pasqyron çka gjithmonë ka ekzistuar, site të harruara arkeologjike, fshatra ku koha duket se ka ndaluar, monumente historike të perandorisë romake e asaj osmane dhe shumë e shumë të tjera. Ta ruajmë dhe trasmetojmë historinë e vendit nuk është asgjë më shumë sesa të ndërtojmë një të ardhme plot dritë./BalkanWeb