Pas lajmit të publikuar se statujës së Tina Turner i kishin mbetur vetëm këpucët, bëhet e ditur se ajo është dëmtuar dhe për pasojë është hequr me qëllim nga Bashkia e Durrësit.
Mësohet edhe arsyeja e vërtetë se pse ‘u zhduk’ statuja e Tina Turner nga shëtitorja “Taulantia” të Durrësit.
Sipas një denoncimi të publikuar nga JOQ një familje thotë se ishte një vajzë e vogël duke bërë foto dhe statuja i ka rënë sipër.
“Përshëndetje, Duke i bërë foto fëmijës i bie sipër statuja gjysmë e thyer. Fëmija me dëmtime në koke dhe gjithë trupin. TMERR”, thuhet në denoncim.
Megjithatë duket se fëmija ka hypur mbi statujën, e cila nuk ka rezistuar.
Kanë qenë punonjësit e bashkisë më pas ata që e kanë transportuar statujën e dëmtuar. Sipas burimit të bashkisë, do të thirren specialistë të fushës për të parë nëse është i mundshëm riparimi i saj apo jo.
Kjo nuk është hera e parë që papërgjegjshmëria e disa personave ka sjellë në shkatërrimin e statujave të tilla.
Disa vite më parë, persona të panjohur shkulën bustin e skulptorit Sabri Tuçi prej vendit ku ishte vendosur për ta shitur për skrap.
Vepra u rivendos sërish.
Lexo edhe:
U NDA NGA JETA GAZETARI I NJOHUR SHQIPTAR
U nda nga jeta, ish-gazetari i Rilindjes, Adem Shkreli. Ai ishte vëllai i poetit tonë të njohur, Azem Shkrelit.
Lajmi për vdekjen e gazetarit e bëri të ditur aktori Çun Lajçi.
Lajçi nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehu dhembjen dhe pikëllimin e tij.
Ademi është rraja e vargut shkrelian, pohon Lajçi.
Postimin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult