Sibel Halimi: Nuk do të mungojë mbështetja institucionale për të rritur cilësinë e krijimtarisë së re kuratoriale dhe artistike…

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, vizitoi hapësirat e Klubit të Boksit, ku diskutoi për rëndësinë e hapësirave të tilla të veçanta e identitare të kryeqytetit për promovimin e veprave të ndryshme të artit.

“Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në partneritet me Chopin Piano Fest Prishtina, Lëvizja Fol dhe The Green Institute nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme të organizuar në këtë hapësirë, po i japin një dimension të rëndësishëm promovimit të veçantisë arkitektonike të Prishtinës”, tha ajo nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook.

Ajo premtoi se nuk do të mungojë mbështetja institucionale për të rritur cilësinë e krijimtarisë së re kuratoriale dhe artistike.

Postimi i plotë i Sibel Halimit në Facebook

Sot vizitova hapësirën e Klubit të Boksit. Bashkë me Albertin e diskutuam rëndësinë e hapësirave të tilla të veçanta e identitare të kryeqytetit për promovimin e veprave të ndryshme të artit.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në partneritet me Chopin Piano Fest Prishtina, Lëvizja Fol dhe The Green Institute nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme të organizuar në këtë hapësirë, po i japin një dimension të rëndësishëm promovimit të veçantisë arkitektonike të Prishtinës. Nuk do të mungojë mbështetja institucionale për të rritur cilësinë e krijimtarisë së re kuratoriale dhe artistike. Arti i pavarur është komponent shumë e rëndësishme e shprehjes individuale dhe zhvilimit shoqëror.

Aktualisht është duke u ekspozuar vepra e Enxhi Mehmetit, fituese e çmimit Artistët e së nesërmes 2021.Vepra ngjall ngjarjet fantastike rreth saj, të cilat ajo i pëlqen t’i bëjë të dukshme për të tjerët përmes teknikave të ndryshme artistike, duke kërkuar me fjalët e saj “durim dhe dashuri”.

ObserverKult


Lexo edhe:

SIBEL HALIMI ZGJIDHET DREJTORESHË E KULTURËS NË KOMUNËN E PRISHTINËS