Sibel Halimi për Monumentet e Kulturës: Ato janë më shumë se objekte, janë dëshmitarë të historisë dhe identitetit tonë

Data 18 prill shënohet si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, datë kjo që e thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Lidhur me këtë ditë, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e ka theksuar se monumentet janë më shumë se vetëm objekte, gjegjësisht janë dëshmitarë të historisë dhe identitetit tonë.

“Duke reflektuar për këtë ditë, ne përkujtojmë detyrimin tonë për t’i mbrojtur ato nga rreziqet dhe dëmtimet. Kujdesi dhe edukimi janë thelbi për të siguruar që kjo trashëgimi të jetë e qëndrueshme për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Tutje ajo përbri postimit ka shtuar edhe disa fotografi të monumenteve me rëndësi kulturore në Komunën e Prishtinës.



ObserverKult


Lexo edhe:

SË SHPEJTI PËRFUNDOJNË PUNIMET NË BIBLIOTEKËN “HIVZI SYLEJMANI”/ SIBEL HALIMI PREMTON AMBIENTE KOMODE PËR LEXUESIT E LIBRIT

Punimet në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Ulpianë” të kryeqytetit janë afër fundit. Për të parë nga afër punimet në këtë bibliotekë sot ishte në vizitë  drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.

Halimi tha se ambienti në këtë bibliotekë është i jashtëzakonshëm. Ndërsa lexuesit do të kenë kushtet për lexim komod.

Drejtoria që e udhëheq ajo do të jetë e përkushtuar që përmes ambienteve stimuluese t’u ofrojë librin gjithë qytetarëve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


SIBEL HALIMI: PESHA E GURIT

Tregimi për Nanën Pashkë
nisi e u bë jehonë
e bardhë

Jo kur gurit ia lënë emrin e saj
Por, kur guri peshon rëndueshëm në tokën
që u bë me emër

Njeriu digjet si uji
që u frynë flakëve
zjarr i lëngshëm qiellin përflakë
për bijtë e tokës.

Me të u bënë një të gjitha fetë
u kryqëzuan të gjitha racat
të gjitha Netët e Mëdha
u pagëzuan

si fati i çdo gruaje
thurjet si vello për të mbuluar marrëzitë e shekujve

Të gjitha identitetet
ngjizen në një Nânë
për t’i dhënë pamje
të kufishmes

Guri mbi varr akull i ftohtë
Guri i Nânës

boshi në zemrën e njerëzimit

Një gur i rëndë sa dhembja
e nânës
peshon rëndë në të djeshmen
sot historia heshtje pafund

E tashmja mbyllë n’dry

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult