Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës Sibel Halimi gjatë ditës së sotme ka vizituar hapësirat e “Rezidenca 17″e cila gjendet në shtëpinë e Hivzi Sylejmanit në lagjen “Taslixhe”.
Këtë e ka bërë me dije Halimi nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ndërsa ka theksuar se energjia dhe krijimtaria dinamike brenda këtyre mureve është një dëshmi e komunitetit të gjallë artistik në kryeqytet.
Këtë vizitë Halimi e ka quajtur mjaft frymëzuese.
“Inkurajoj të gjithë të përfitojnë nga mundësitë e ofruara nga Rezidenca 17, qoftë duke shfrytëzuar studiot, rezidencat, duke ndjekur ngjarje dhe punëtori, ose thjesht duke vizituar për të përjetuar krijimtarinë nga dora e parë.
Le të vazhdojmë të mbështesim dhe jetësojmë së bashku peizazhin e pasur kulturor të kryeqytetit!”, ka deklaruar Halimi.
ObserverKult
Lexo edhe:
SIBEL HALIMI ZGJIDHET DREJTORESHË E KULTURËS NË KOMUNËN E PRISHTINËS
Sibel Halimi ka marrë një detyrë të re në Komunën e Prishtinës. Ajo u emërua si drejtore në Drejtorinë e Kulturës në Komunë. Kështu ka bërë të ditur kreu i kryeqytetit, Përparim Rama përmes një postimi në “Facebook”.
“Njihuni me drejtoren e re të Drejtorisë së Kulturës, znj. Sibel Halimi. Me shumë kënaqësi e përgjegjësi Sibeli, e ka marrë detyrën e re për ta vazhduar misionin tonë për një kryeqytet me jetë të pasur kulturore e artistike. Halimi është duke doktoruar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës. Tema “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult