Çapajev Gjokutaj: Sikur kishte më shumë emocione në rininë tonë…

letër dashurie

Nga: Çapajev Gjokutaj

Sikur kishte më shumë emocione në rininë tonë, psherëtiu Lilua.
Municione edhe mbase, se shkonim në zbor, po emocione?!, qesëndisi Naqja. Në ferr dhe në diktaturë s’ka gjë të bukur, shtoi pas një çasti.
Rinia jote paska qenë ferr! Puthja e parë nuk të ka bërë me flatra, se helbete puthje në diktaturë!, ironizoi Lilua.
Nostalgjik do mbetesh tërë jetën, shtrëmbëroi buzët Naqja.
Dogmatik ahere e dogmatik tani! – ia ktheu Lilua me të njëjtën monedhë – Më thuaj një njeri, që nga Adami e deri tek yt atë, ndjesë pastë, vetëm njëckë që s’ka ndjerë nostalgji për vitet e rinisë.
E kot t’u thoshje se po flisnin për dy gjëra krejt të ndryshme. Kur emocionet kthehen në municione, bën mirë të ruash kokën.

(Nga cikli ‘Kafe për llafe’)

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇAPAJEV GJOKUTAJ: NJERIU KA NEVOJË PËR TË VËRTETA E PËRRALLA

Ia dha gurit dhe e çau, ia dha drurit dhe e thau, ia dha njeriut dhe ky s’u dha.

Jo se njeriu ishte më i fortë, mishi dhe kockat janë kueku më të dobëta, por se njeriu kishte aftësinë të shpikte e të trillonte, të bënte shkencë e të krijonte art e fe.

Ndaje grurin nga egjra, do hidhej Lilua, shih shkencën e leri trillimet me fera e xhixhilera. Kush ua pa hairin trillimeve e gënjeshtrave!?

E megjithatë pa artin e fetë thesaret e njerëzimit do ishin shumë më modeste, kurse përparimi moral dhe ai shpirtëror do çapiteshin me ritëm çalamani.

Njeriu ka nevojë për të vërteta e përralla, tha poeti.

Çepajev Gjokutaj
Çapajev Gjokutaj