Poezi nga Silda Anagnosti: Kur je grua
Kur je grua,
toka është më afër,
qielli nuk ka yje mjaftueshëm që të përmbledhë
barrën e halleve që mban
në këtë mut shoqëri.
Kur je grua,
qielli është shumë i lartë për ty.
Por ti je një lule që fare mirë
mund të lash enët në shtëpi,
se qielli është punë për burra.
Ja,
mbaje kurorën në kokë
e luaj mbretëreshash
pasi të shkundësh shtëpitë
(sa shprehje idiote!),
pasi të gatuash e të lash,
e të kujdesesh për të gjithë.
Nëse je me fat,
do të punosh sa një burrë në punë
e sa një grua në shtëpi.
Nëse jo,
do të jesh statistikë e javës së katërt të nëntorit,
do të jesh veç frymë, veç shpirt.
ObserverKult
Lexo edhe:
MORGAN FREEMAN: KUR JE ME NERVA, KONTROLLOJI VEPRIMET…
Të gjithë mundohemi t’ia dalim mbanë sa më mirë në jetë, edhe në situatat më të vështira. Ka raste kur gjithçka na duket e pamundur, ama mundohemi t’i mbledhim forcat dhe të vazhdojmë përpara. Mirëpo duhet të jemi të hapur edhe ndaj këshillave, sidomos kur këto vijnë nga persona më të moshuar që kanë edhe me shumë përvoja jete. Më poshtë do të mund të lexoni 6 mësime për jetën nga Morgan Freeman.
Tekstin e plotë e gjeni KETU