Silvana Kola-Loka: “A do të më zemërohet kur të mësojë se nuk jam nëna e saj e vërtetë?”

përputhen silvana heshtja

Nga Silvana Kola-Loka

Një vajzë e re në moshë, shumë e re, ende me trupin e një fëmije. Ia shikoja dridhjen e vazhdueshme dhe frymëmarrjen e shpejtë nga ankthi.

Më tha “Kam frikë! Po sikur të mos e rris dot si duhet vajzën time? Unë nuk di asgjë se si duhet të sillet një nënë!!”

Një grua rreth të tridhjetave, nëna e një fëmije autik, mes lotësh dhe buzëqeshjes më tha: “Nuk është e lehtë të kesh një fëmijë autik.

Kam derdhur kaq shumë lot në fillim. Pastaj mësova t’i jem Zotit mirënjohëse. Djali im më jep një dashuri si askush tjetër…”

Një grua pak më përtej të dyzetave, pasi kishin adoptuar fëmijën e tyre të parë, duke u përpjekur të mbante nën kontroll lotët, më tha: “Ajo është një foshnje kaq e bukur! A do arrij dot unë ta kapërcej frikën se ajo do të më zemërohet kur të mësojë se nuk jam nëna e saj e vërtetë?

Po sikur të bëj ndonjë gabim gjatë rritjes së saj, a do më brejë gjithnjë mendimi nëse nëna e saj biologjike do kishte ditur të mos gabonte?”

Një grua rreth të pesëdhjetave, djali i të cilës ishte i varur nga heroina prej thuajse 10 vjetësh, pas hospitalizimit të tij të fundit pas tentativës për vetëvrasje, mes lotësh që i derdheshin pa zhurmë, më tha: “E di që edhe ai e ka të vështirë të heqë dorë. Kam lexuar kaq shumë për varësinë dhe e kuptoj vuajtjen e tij. Por ai e di që unë jam gjithnjë aty për atë.

Ndihma më e madhe që mund t’i jap është që ai ta dijë se unë nuk ia lëshoj dorën!”

Ajo ishte një grua e veshur me të zeza. Nuk i dallohej mosha nga vula e dhimbjes së humbjes së djalit.

Me zërin si të dalë nga hone të përtej asaj që njohim si njerëzore, ajo më tha: “Ky shpirt e di si e duron dhimbjen! Kam menduar se është më mirë të vdes edhe unë.

Por, e vetmja gjë që më mban në jetë është se, duke jetuar unë, përmes frymës time, i jap ende jetë kujtimit të tij!”

E pangatërrueshmja me asnjë tjetër!

Njerëzorja deri në palcë!

NËNA!

*Titulli i origjinalit: “Nëna përballë psikologut”

ObserverKult


me shume dhembin plagët e miqve sesa plagët e armiqve silvana kola loka

Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: MA! TË URREJË!

Ma! Të urrej!
Ka patur ditë kur vajzat e mia, me gjithë zemërimin që mund të mbajë kraharori i një fëmije, më kanë thënë “Të urrej!”.


Pastaj kanë përplasur derën e dhomës së tyre me forcë dhe kanë qëndruar ashtu për minuta të tëra.
Ndonjë herë, edhe për orë të tëra.

Nga Silvana Kola- Loka

Ka qenë një ushtrim i vërtetë për mëmësinë time. Me kalimin e kohës kam mësuar se sa shumë mund të përmbajë të ngërthyer brenda saj deklarata “Ma! Të urrej!”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult