Nga Silvana Kola-Loka
Po! Dashuria mund të mësohet.
Kur e kam thënë për herë të parë, shumë prej jush janë çuditur; të tjerë keni qenë mosbesues dhe disa prej jush (ndoshta) keni menduar “Këta psikologët nuk dinë ç’flasin ndonjë herë!”
Dashuria mund të mësohet; dashuria për veten mbi të gjitha.
Janë disa, momentet kyçe në të cilat ne mund të mësojmë të duam veten dhe, si rrjedhojë, edhe tjetrin.
Kur jemi foshnja dhe kemi pranë vetes prindër apo familjarë të cilët na bëjnë të ndjejmë se ne jemi një qenie e bukur, e vlerë dhe që i jep kuptim jetës.
Kur shkojmë në kopsht dhe shkollë dhe kemi pranë vetes edukatorë dhe mësuese të cilët na bëjnë të ndjejmë se ne jemi një qenie e bukur, e vlerë dhe që i jep kuptim jetës.
Më vonë, kur rritemi dhe gjejmë dikë që e dashurojmë dhe që na bën të ndjejmë se ne jemi një qenie e bukur, e vlerë dhe që i jep kuptim jetës.
Më vonë akoma, kur gjejmë bashkëudhëtarë në jetën tonë prej të rrituri, me të cilët ndajmë pjesë të ndryshme të jetës tonë dhe të cilët na bëjnë të ndjejmë se ne jemi një qenie e bukur, e vlerë dhe që i jep kuptim jetës.
Po! Dashuria mund të mësohet; dashuria për veten mbi të gjitha!
Por, ka një parakusht!
Kemi nevojë për dikë të na mësojë se si të duam veten, duke na dashur!
Janë me fat ata që, mes nesh, kanë ardhur në botë në mes të njerëzve që e shpërndajnë natyrshëm dashurinë.
E megjithatë, më besoni kur ju them se dashuria për veten nuk mund të jetë thjesht çështje fati!
Bota është e mbushur me njerëz që duan!
Nga ne kërkohet guxim për të lejuar dikë të na dojë!
Si përfundim?
Po! Dashuria mund të mësohet; dashuria per veten mbi të gjitha!
Për këtë kemi nevojë për dy gjëra: për tjetrin që të na dojë dhe për guximin për ta lejuar veten të duhemi prej tjetrit!!!
Edhe një kujtesë të fundit! Të mos harrojmë se për gjithë të tjerët, ai tjetri jemi ne!
ObserverKult
Lexo edhe:
SILVANA KOLA LOKA: MOS MË THONI TI JE E FORTË!
Mos më thoni Ti je e fortë!
Nga Silvana Kola Loka
Për ata, të cilëve iu mban kurrizi…
-Ti je e fortë! Ti ke duruar kaq shumë gjëra! Mund ta durosh edhe këtë, jam i sigurt!
-Po! Jam e fortë dhe këtë nuk e luan as topi! Por, ky është momenti kur dua ta ndjej gjithë peshën e trishtimit, dhimbjes dhe zemërimit. Kam të drejtë ta ndjej gjithë këtë, deri në palcë. Dhe, për ta bërë këtë, nuk kam nevojë as për spektatorë, as për bamirës. Të lutem, më lër vetëm!
Vetëm se, mos më kërko asnjë garanci për çfarë do të jem kur të dal nga kjo gjendje.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult