E besoni dot? Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale
Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme.
Eshte deshmuar se pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më.
Kreativiteti duket sikur ishte një ekskluzivitet i trurit të njeriut. Por kjo me duket e dyshimte.
Pasi kompjuterat i përfunduan deri në fund kompozimet e Gustav Mahlerit dhe Franz Schubertit, i erdhi radha Ludwig van Beethovenit.
Kur kompozitori vdiq, ai e la të papërfunduar simfoninë e tij nr. 10-të.
Nga kjo vepër kanë mbetur skica me dorë. Fragmente të papërnuara.
Me rastin e 250 vjetorit të lindjes së Beethovenit, vepra e tij, me ndihmën e inteligjencës artificiale u prezantua në kuadër të Festës së Beethovenit në Bon.
Për këtë koncerni Telekom, me seli po në Bon ngriti një ekip ekspertësh.
Aty hynin kompozitorë, studiuesë dhe informaticienë.
Ata u përpoqen ta analizonin stilin e kompozitorit gjeni. Të mbaronin “të pambaruarën”.
Mësuam stilin e Beethovenit
Inteligjenca artificiale u furnizua me skica e shënime të Beethovenit si edhe partitura të kompozitorëve të kohës.
“Këtë duhet ta kuptosh kështu, që Beethoveni në momentin që kishte ide të reja mbante shënime. Disa herë si fjalë, disa herë si nota muzikore”.
Keshtu u shpreh Matthias Röder, drejtor i Institutit Karajan në Salcburg.
Drejtuesi i projektit me ekipin e tij bënë supozime, se “si do t’i kishte zhvilluar ai vetë gjëra të caktuara”.
Muzika bazohet në njësi të caktuara si gjuha. Prandaj bëhet fjalë fillimisht që inteligjenca artificiale të mësonte.
Simfonitë, sonatat në piano, kuartetet në violinë iu ofruan inteligjencës artificiale rregullisht për “ta trajnuar”.
Si në trurin e njeriut që ka rrjetin neuronal, kompjuteri është në gjendje të krijojë vetë lidhje të reja. Rezultatet që përshtateshin më mirë me njëra-tjetrën u rifutën në sismtem duke iu dhënë nota të reja.
Njeriu dhe makineria plotësojnë njëri-tjetrin
Kështu u krijua kompozimi i ri artificial.
“Ajo që na lejon inteligjenca artificiale është mundësia e ofrimit të një sekuence në 20 apo 100 variante të ndryshme. Kjo është e mrekullueshme, sepse nëse është punuar mirë me algoritmin, atëherë çdo tentativë bën sens”. Keshtu tha Robert Levin, studiues i muzikës nga Universiteti Harvard.
Për studiuesit bashkëpunime të tilla janë mjaft interesante. Kjo ngase ato japin të dhëna si makineritë mund të mbështesin njeriun, ose të imitojnë kapacitetin kreativ.
“Ne u përpoqëm të kuptonim se cila është gjendja e teknikës në zhvillimin e muzikës dhe jemi përpjekur të testojmë kufijtë.
Në fund përdorëm disa module të të ashtuquajturit Natural Language Processing, që janë frymëzuar nga përpunimi natyror i gjuhës”.
Kjo ishte deklarata e Ahmed Elgammal, drejtor i i Art&Art Lab të Universitetit Rutgers në Nju Jork. Ai ishte edhe zhvillues i inteligjencës artificiale të Beethovenit.
Por e kanë vlerë projekte të tilla për muzikantët?
Levin thote:
“Mund të thuhet se kompjuteri vepron në bazë të algoritmit.
Po, por njeriu e bën në bazë të përvojës dhe arsimimit. Ata nuk janë patjetër shumë larg njëri-tjetrit”.
Se sa ndjehet kalimi nga origjinali tek kompozimi i inteligjencës artificial?
Publiku mund ta kuptojë kur të ndjekë simfoninë e luajtur nga orkestra e Bonnitnën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm muzikor të saj, Dirk Kaftan./konica
ObserverKult
Lexo edhe:
Ludwig van Beethoven, ndryshoi mënyrën se si e dëgjojnë dhe e kuptojnë njerëzit muzikën