Universiteti ua “vjedh” rrogat e para studentëve
Sot në “Bardhazi” me Ornela Gaçen dhe Erion Kriston, akuzatori Mirgen Qiraxhi bëri një denoncim live për Universitetin e Durrësit.
Sipas tij, studentëve të hoteleri-turizmit iu sigurohet punë në këmbim të rrogës së parë.
“Ja çfarë ndodh në Universitetin e Durrësit…Lidh marrëveshje universiteti me biznesin për të çuar studentët e vet të turizmit për të bërë praktikën atje dhe rrogën e studentit e merr universiteti”, u shpreh ai.
E ndërkohë që kjo deklaratë u prit me shumë reagime në studio, akuzatori tregoi kontratën që vërtetonte marrëveshjen në fjalë.
Po ashtu, ai nuk ngurroi të tregonte edhe përgjigjen e Universitetit.
“Përgjigja është fiks kështu: Të ardhurat e papaguara të studentëve do të përdoren për lektorët e ftuar./Abcnews.al/
ObserverKult
“PO SHKATËRROJNË TRASHËGIMINË KULTURORE”/ GJUETARËT E THESAREVE KËRKOJNË FLORI NËPËR SHQIPËRI
Në rrënojat e qyteteve të lashta shqiptare, hajdutët e thesareve gërmojnë, pothuajse pa u ndëshkuar, për ar, argjend apo objekte të rralla arkeologjike që më pas mund t’i shesin. Kjo ka shqetësuar studiuesit.
Në rajonin e Korçës, mbetjet e Hijes së Korbit, një qytet i rëndësishëm antik, janë të mbuluara me bimësi.
Kudo dallohen vrima në tokë. Toka është e mbuluar me mbetje qeramike, tregues i gërmimeve të paligjshme nga gjuetarët e thesareve.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult