Artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i është mohuar e drejta për të fluturuar me një avion të kompanisë gjermane “Lufthansa”, pasi i është drejtuar agjentit të sigurisë në gjuhën shqipe.
Incidentin që besohet të ketë ndodhur në aeroportin e Mynihur, ku Bebe Rexha ka qenë duke fluturuar tranzit pasi ishte ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, në Riad, e njoftoi vetë këngëtarja përmes disa postimeve në Instastory, ku shfaqet duke qarë.
Artistja ka qenë në rrugën e saj duke u kthyer nga Arabia Saudite për në shtëpi, në Los Angeles kur ndodhi incidenti. Ajo shprehet në postimet e saj se agjenti i sigurisë i ka mohuar fluturimin, pasi tentoi të komunikonte me të në gjuhën shqipe duke menduar se kishte të bënte me një shqiptar.
“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin.”
Në një shkrim të publikuar pak më vonë në “Insta Story”, Bebe Rexha e cilësoi incidentin një akt urrejtjeje vetëm për shkak të origjinës së saj shqiptare.
“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi t’i marr emrin. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri. Ai nuk më dha emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve, i punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja në InstaStory./a2cnn
ObserverKult
Lexo edhe:
KOMENTI I SAJ BËRI BUJË NË MEDIAT SERBE, REAGON BEBE REXHA: JAM SHQIPTARE, I DUA RRËNJËT E MIA