Skandali i Ramës në ceremoninë lamtumirëse: Përkthimin e Agron Tufës e lexon si të Kadaresë…

edi rama kadare tik tok

Ashtu siç u tha, me kërkesën e familjes Kadare, kryeministri Edi Rama ishte i vetmi që mbajti fjalim në ceremoninë lamtumirëse, para përcjelljes për në banesën e fundit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Përveçëse Rama e orientoi fjalimin e tij në në një akuzë ironike kundër të gjithë atyre që kishin pasur një ide se ku mund të prehej trupi i shkrimtarit të madh, fjalimi i tij përfundoi me një lapsus të madh, kur Rama theksoi se e ka të nevojshme ta falenderoj edhe publikisht Ismailin për një dhuratë shumë speciale, përkthimin magjepsës të Resë në Pantallona të Majakovskit.

“Duke e ndalur këtu fjalën time, e cila do të duhet të mbyllet bashkë me tranzicionin e qëndrimit të trupit të shkrimtarit tonë kombëtar në banesën e tij të fundit, ku do të kryhet edhe në praninë e miqve të tij nga Franca e gjetkë, pjesa përmbyllëse e ceremonisë shtetërore të nderimit të Ismail Kadaresë, e kam të nevojshme ta falenderoj edhe publikisht Ismailin për një dhuratë shumë speciale, të cilën ai ma ka bërë mua dhe të gjithë brezave të dashnorëve të paepur të gjuhës shqipe, me përkthimin magjepsës të Resë në Pantallona të Majakovskit.

Ai e di, ia kam thënë më shumë se sa njëherë, po edhe unë sot e di, që do t’i vinte shumë mirë nëse po të kishte mundësi të merrte pjesë këtu me sy e veshë në funeralin e tij, do t’i dëgjonte këta rreshta
:

“Mendimin tuaj,
që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal.”

Skandali qëndron aty, që strofa e lexuar nga Rama, nuk është përkthyer nga Kadare, por nga Agron Tufa!

Në vazhdim ua sjellim dy variantet

Strofa e lexuar nga Rama, përkthim i Agron Tufës:

“Mendimin tuaj,
që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal.”

Ndërsa përkthimi i Kadaresë është ky:

Mendimin tuaj,
Që rri në trurin e butë,
Si shërbyesi i dhjamur, kur ëndërron në kolltuk,
Do ta ngacmoj me zhelen e përgjakur të zemrës,
Duke e tallur hidhur, me thumba, pa turp.

Kurreshtarët që duan t’i lexojnë në tërësi dy variantet e përkthimit të Resë me Pantollona, mund të klikojnë më poshtë”

MAJAKOVSKI: RE ME PANTOLLONA. PËRKTHYER NGA ISMAIL KADARE

MAJAKOVSKI: RE ME PANTOLLONA, PËRKTHYER NGA AGRON TUFA

ObserverKult