Regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu në intervistën e fundit ka bërë një deklaratë seksiste duke u shprehur se nuk ka gra dhe vajza që shkruajnë humor. Sipas tij, të shkruarit humor do kapacitet dhe ky është privilegj i të mençurve, sipas tij – i burrave.
“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve.
A e dini që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”, tha Bujar Kapexhiu./dritare.net
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇFARË KA NDODHUR ME FLORI MUMAJESIN? INTERVISTA E KËNGËTARES NGRE DYSHIME